Drejtor: Bajram Isufi
Email: bajram.isufi@rks-gov.net
Tel/ 044 132 288
——————————————————-
Bajram Isufi u lind më 26.01.1966.
Edukimi: Universiteti i Mitrovicës, inxhinier i Teknologjisë së Përgjithshme – Master
Kolegji i Menaxhmentit Internacional “Globus” – Master në Menaxhment Gjeneral internacional
Menagjer në NSH ‘’Leo Wash-Go’’ në Gjilan
Trajnime të ndryshme:
Certifikata nga GIZ-i gjerman “Menaxher i Cilësisë”, Certifikatë nga USAID, Trajnim në “Menaxhimin e Mbeturinave nëpër Komuna” , Training of Kosovo Chamber of Commerce and Austrian Chamber of Commerce WIFI, Conflict Management, Human Resource Management, Marketing Internacional dhe Menaxhim të projekteve, qershor 2014
Vizita në kuadër të punës: Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Austri, Slloveni, Bullgari, Maqedoni, Portugali, Poloni, Turqi, Hungari etj.
Aktivitetet në punë:
Pozitat nëpër ndërmarrje private e publike dhe aktivitetet e tjera.
2000 – 2007 – NTP “Dritakos“ – drejtor
2007 – 2009 – NTP “Morea“ – pronar
2007 – 2009 – Dukagjini KS – menaxher i shitjes
2009 – 2012 – KRM “Higjiena“ – kryeshef ekzekutiv
2012 – 2015 – KRM “Ekohigjiena“ – kryeshef ekzekutiv
2010 – 2015 – Shoqata ‘’Pamkos’’- nënkryetar
2015 – 2021 – NTSH “Leo Wash & Go“ – menaxher i Pastrimit Kimik
2015 – 2021 – NSH “Consulting For Development“ – këshilla biznesore, menaxhim i projekteve.
2000 – 2004 – Kh ’’Zhegra’’ – sekretar
2010 – 2021 – Kh ’’Zhegra’’ – kryetar
2016 – 2020 – Anëtar i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës
2021 – 2024 – Anëtar i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës
2015 – 2022 – Anëtar i kryesisë në degën e PDK në Gjilan
2019 – 2022 – Sekretar i përgjithshëm i degës së PDK në Gjilan
Eksperiencat:
Ekspert i trajtimit të ujit e ujërave të zeza dhe menaxhimit të mbeturinave. Gjithashtu ka njohuri të mira në fushën e ambientit dhe hortikulturës, menaxhimit të projekteve, hotelerisë dhe turizmit, në fushën e shit-blerjes së patundshmërisë, sportit dhe kulturës. Ka punuar në ndërmarrje të ndryshme private dhe publike. Adaptohem shumë shpejtë në punë dhe preferoj punën ekipore i bëjë ballë presionit të punës.
Statusi civil: I martuar, baba i dy fëmijëve.
Fushëveprimtaria e Drejtorisë:
Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe institucionet tjera relevante ushtron përgjegjësitë që ka Komuna në lëmin e bujqësisë, pylltarisë, resurseve natyrore dhe zhvillimit rural.
Përcjell dhe koordinon zbatimin e ligjeve në lëmin e bujqësisë duke përfshirë prodhimtarinë bimore, blegtorale, resurset natyrore, dhe zhvillimin rural në territorin e komunës.
Nxit dhe inkurajon fermerët për të investuar në rritjen e kapacitete të tyre bujqësore.
Organizon seminare, këshillime me qellim të formimit profesional të fermerëve.
Organizon vizita studimore për fermerë brenda dhe jashtë vendit për këmbimin e përvojave të tyre.
Merr masa për vetëdijesimin e institucioneve relevante për rendësinë që ka bujqësia për zhvillimin ekonomik, rritjen e punësimit, zvogëlimin e problemeve sociale; sigurimin e ushqimit të mjaftueshëm, të freskët dhe cilësor, sigurimin e lëndëve të para për zhvillimin e industrisë ushqimore, për përmirësimin e bilancit tregtar si dhe mënyrën se si duhet qasur asaj.
Mban evidencë për tokat bujqësore, llojet dhe sipërfaqet me kultura bujqësore, llojet, kategoritë dhe numrin e krerëve të kafshëve shtëpiake, shoqëritë e bletëve etj.
Analizon potencialin e fermerëve, nevojat dhe mundësitë e zhvillimit të mëtejmë të tyre, rekomandon masat adekuate dhe hulumton mundësitë për mbështetje profesionale, administrative dhe materiale.
Hulumton mundësitë për sigurimin e tregut për tërë prodhimtarinë bujqësore.
Përkujdeset që toka bujqësore të shfrytëzohet për prodhimtari të qëndrueshme bujqësore.
Në rastet e domosdoshme të ndërrimit të destinimit të tokës bujqësore (të përkohshëm ose të përhershëm), cakton taksën e nevojshme në harmoni me ligjin.
Ndërmerr masa për mbrojtjen e prodhimtarisë bujqësore nga fatkeqësitë elementare (vërshimet, breshëri, zjarri, pandemitë etj)
Në rast fatkeqësie elementare, bënë vlerësimin e dëmit dhe propozon rekomandime për masat e mëtejme.
Rregullon mbarështimin e qeneve endacakë, aktivitetet rreth zhdukjes së insekteve të dëmshme, sëmundjeve të bimëve, kafshëve si dhe organizimin e gjuetisë në territorin e komunës.
Koordinon dhe bashkëvepron me OJQ dhe kooperativa që zhvillojnë aktivitet bujqësor.
Bën projekte dhe hulumton donator për realizimin e tyre
Në bashkëpunim me drejtorinë e Inspekcionit bënë mbrojtjen e tokave bujqësore, pyjeve si dhe resurset e tjera natyre, shëndetit të kafshëve etj.
Kujdeset për zhvillimin e turizmit rural.
Kryen edhe punë të tjera nga kompetencat e komunës në lëmin e bujqësisë, pylltarisë dhe resurseve natyrore.