Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, shërbimet për nevoja të qytetarëve i ofron përmes tre sektorëve : Sektori i Kadastrit, i Gjeodezisë dhe Sektori i Pronës. Të gjitha shërbimet dhe dokumentacionin e nevojshëm për këto shërbime po i paraqesim në këtë shkresë, të ndara sipas sektorëve :
SEKTORI I KADASTRIT
- Certifikatë e pronësisë (Flet. Posed.);
- Pagesa e taksës – 4 Euro.
Certifikatë mbi gjendjen ekonomike:
- Për nevoja personale – paguhet taksa – 3 Euro;
- Për rregullimin e ndihmës sociale – lirohen nga pagesa taksës.
Kompletimi i dokumentacionit të nevojshëm lidhur me zhvillimin e procedurave administrative për regjistrimin e të drejtave të pronës së paluajtshme (RDPP) – sipas kërkesave të palëve:
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e palujtshmërisë në bazë të KONTRATAVE të ndryshme:
- Kontrata origjinale e vërtetuar nga organi kompetent, ose kopja identike me origjinalin (e vërtetuar nga gjykata – përkatësisht noteria);
- Certifikatë e pronësisë (fleta poseduese);
- Fletëpagesa e taksës përkatëse, (Konform Udhëzimit Administrativ);
- Kopja e letërnjoftimit të pronarit – ve, të ri, dhe adresa e saktë e tij – tyre, (fotokopja e pasaportës për shtetas të huaj);
Fletë transferi bankar nëse vlera e transaksionit është mbi 10.000 €;
- Vërtetimi mbi pagesën e tatimit në pronë.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e paluajtshmërisë në bazë të Aktvendimit të plotëfuqishëm të gjykatës apo Aktvendimit administrativ:
- Aktvendimi i plotfuqishëm i gjykatës, apo Aktvendimi administrativ valid;
- Certifikatë e pronësisë;
- Fletëpagesa e taksës përkatëse;
- Kopja e letërnjoftimit të pronarit – ve, të ri dhe adresa e saktë e tij – tyre, (fotokopja e pasaportës për shtetas të huaj);
- Vërtetimi mbi pagesën e tatimit në pronë.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e palujtshmërisë në bazë të Barazimeve gjyqësore, Ujdive gjyqësore, ose Procesverbaleve gjyqësore:
- Barazimi, Ujdia, apo Procesverbali valid i vërtetuar nga gjykata kompetente;
- Certifikatë e pronësisë;
- Fletëpagesa e taksës përkatëse;
- Kopja e letërnjoftimit të pronarit – ve, të ri dhe adresat e sakta të tyre, (fotokopja e pasaportës për shtetas të huaj);
- Vërtetimi mbi tatimin e paguar të pronarit – ve, të ri.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e palujtshmërisë në bazë të Marrëveshjes HIPOTEKORE /Kredisë/:
- Kërkesa nga Banka, Marrëveshja e Kredisë, e vërtetuar nga gjykata apo noteria;
- Procesverbali mbi vlerësimin e pronës së hipotekuar;
- Certifikatë e pronësisë;
- Fletëpagesa e taksës përkatëse (sipas vlerës së kredisë bankare);
- Kopjet letërnjoftimeve të personave pjesëmarrës në Marrëveshjen hipotekare;
- Kopja e Certifikatës së biznesit nëse zhvillon veprimtari biznesi;
- Vërtetimi mbi pagesën e tatimit në pronë.
Dokumentet e nevojshme për ç ‘regjistrimin e HIPOTEKËS:
- Kërkesa e bankës përkatëse për ç’regjistrimin e Hipotekës;
- Kopja e Aktvendimit të kësaj drejtorie në bazë të cilit është regjistruar hipoteka;
- Certifikatë e pronësisë;
- Fletëpagesa e taksës përkatëse;
- Kopjet letërnjoftimeve të personave pjesëmarrës në Marrëveshjen e Kredisë;
- Vërtetimi mbi pagesën e tatimit në pronë të kredimarrësit.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e palujtshmërisë në bazë të Dokumentacionit për PRIVATIZIM:
- Deklarata origjinale për transfer të pronës së privatizuar;
- Certifikatë e pronësisë lidhur me palujtshmërinë e privatizuar;
- Fletëtransferi bankar nëse vlera e shitblerjes kalon shumën mbi 10.000 €;
- Fletëpagesa e taksës përkatëse për regjistrim në RDPP);
- Kopjet letërnjoftimeve të personave pjesëmarrës në Privatizimin e palujtshmërisë;
- Vërtetimi mbi tatimin e paguar të privatizuesit (shfrytëzuesit të ri).
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e palujtshmërisë në bazë të Dokumentacionit për regjistrimin e SERVITUTIT:
- Dokumenti i plotfuqishëm i gjykatës, mbi të drejtën e servitutit;
- Certifikatë e pronësisë lidhur me palujtshmërinë e cila është objekt i Servitutit;
- Fletëpagesa e taksës përkatëse;
- Kopjet letërnjoftimeve të personave pjesëmarrës në të drejtën e servitutit;
- Vërtetimi mbi pagesën e tatimit në pronë, fituesi i të drejtës në servitutit.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e Barrës Tatimore:
- Dokumenti valid i vulosur nga ATK – ja, me të cilin caktohet barra tatimore ;
- Certifikatë e pronësisë për të gjitha ngastrat të cilat ngarkohen me barrë tatimore;
- Fletëpagesa e taksës përkatëse;
- Emërtimi dhe adresa e saktë e titullarit në emër të të cilit duhet të regjistrohet barra tatimore (Institucioni përkatës).
Dokumentet e nevojshme për ç’regjistrimin e Barrës tatimore:
- Kërkesa e ATK – se, lidhur me ngastrat të cilat duhet të lirohen nga barra tatimore;
- Certifikatë e pronësisë për ngastrat të cilat lirohen nga barra tatimore;
- Fletëpagesa e taksës përkatëse;
- Kopja e Aktvendimit të kësaj drejtorie me të cilin është regjistruar barra tatimore.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e Masës së përkohshme të ndalesës:
- Aktvendimi valid i gjykatës me të cilin është caktuar masa e ndalesës, për palujtshmëritë e përmendura në të;
- Certifikatë e pronësisë për palujtshmerinë të cilës i është vënë masa e ndalesës;
- Fletëpagesë e taksës përkatëse.
Dokumentet e nevojshme për ç ‘regjistrimin e Masës së përkohshme të ndalesës:
- Aktvendimi valid i gjykatës, sipas të cilit hiqet masës e ndalesës;
- Certifikatë e pronës për ngastr. të cilat duhet të lirohen nga masa e ndalesës;
- Fletëpagesa e taksës përkatëse.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e Shënimit të përmbarimit ndalesës:
- Urdhri për shënimin e përmbarimit /i nxjerrë nga përmbaruesi privat;
- Certifikatë e pronësisë për palujtshmerinë në cilën vihet shënimi i përmbarimit;
- Certifikatë e Biznesit të Përmbaruesit privat;
- Fletëpagesë e taksës përkatëse.
Dokumentet e nevojshme për ç ‘regjistrimin e Shënimit të përmbarimit:
- Akti i përmbaruesit privat sipas të cilit hiqet shënimi i përmbarimit;
- Certifikatë e pronës për pronën e cila duhet të lirohet nga shënimi i përmbarimit;
- Fletëpagesë e taksës përkatëse.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e objekteve banesore /banesës/:
- Kërkesa;
- Dokumenti valid mbi fitimin e të drejtës pronësore në banesë;
- Fletëtransferi bankar, nëse vlera e transaksionit kalon shumën mbi 10.000 €;
- Fletëpagesa e taksës përkatëse për regjistrim të pronës /banesës/;
- Kopja e letërnjoftimit dhe adresa e saktë e tij;
- Vërtetimi mbi pagesën e tatimit në pronë.
Dokumentet e nevojshme për përmirësimin e gabimit në emërtimin e titullarit të palujtshmërisë:
- Kërkesa e palës lidhur me përmirësimin e gabimit në emërtim;
- Vërtetimi mbi identitetin e titullarit të pronës /të lëshuar nga Shërbimi i ofiqarisë/, origjinali ose kopja identike me origjinalin (e vërtetuar nga shërbimi përkatës);
- Certifikatë e pronësisë, me të gjitha ngastrat kadastrale në të cilën duhet të bëhet korrigjimi,
- Fletëpagesa e taksës përkatëse;
- Kopja e letërnjoftimit dhe adresa e saktë e personit tek i cili duhet të bëhet përmirësimi i gabimit në emërtim.
Kërkesat e Agjencisë Kosovare të Pronave (AKP) – për shërbime kadastrale:
- Kërkesa e qartë e parashtruar nga AKP – ja;
- Janë të liruar nga pagesa e taksave për shërbime dhe produkte.
(Sqarim: në bazë të Memorandumit të bashkëpunimit në mes të AKP dhe AKK, dhe mbështetur në dispozitat ligjore, ky institucion pronësor është i liruar nga pagesa e taksave për shërbimet e ofruara kadastrale).
SEKTORI I GJEODEZISË
Faza e I.
- Aplikacioni-kërkesa për matje nga pronari ose autorizuesi;
- Letërnjoftimi i pronarit (fotokopje);
- Certifikata Pronësore, dëshmitë nga DUMM (Urbanizmi) nëse ka plane rregulluese
- Parallogaria e matjes;
- Vërtetimi i tatimit mbi prone.
Faza e II.
Kompletimi i kërkesës për matje sipas procedurave administrative për matjet Kadastrale në Kosovë.
SEKTORI PRONËS
Ofertat për shitblerjen e paluajtshmërive :
Nevojiten këto dokumente :
- Certifikata e pronës e cila është objekt shitblerje – fotokopje;
- Letërnjoftimi i parashtruesit të kërkesës – fotokopje;
- Taksa administrative 3,00 €.
Vlerësimi i pronës për nevoja të trashëgimisë :
Nevojiten këto dokumente :
- Certifikata e pronës ( e pronave ) e cila është objekt trashëgimie – fotokopje;
- Letërnjoftimi i parashtruesit të kërkesës – fotokopje;
- Taksa administrative 5,00 €.
Regjistrimi i trojeve urbanistike ende të paregjistruara të blera nga Komuna: (Lagja “Dardania”, Lagja “Dheu i Bardh” dhe Lagja “Bregu i Djegur”)
Nevojiten këto dokumente :
- Certifikata e pronës e cila është objekt shqyrtimi;
- Vendimi i Komunës ( BVI-së për Banim) mbi ndarjen e truallit;
- Kontrata mbi bartjen e truallit ose rregullimit të tokës ndërtimore;
- Letërnjoftimi i parashtruesit të kërkesës – fotokopje;
- Dokumentet e identifikimit të pronarit / personit të cilit i është ndarë trualli;
- Vërtetimi i tatimit në pronë;
- Taksa administrative për bartje prej 50,00 €.