Kërkesat e operatorëve (kompanive) TAXI dhe auto taksistëve:
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit;
- Vërtetimin e kryerjes së tatimit në pronë;
- Librezën e automjetit;
- Letërnjoftimin (fotokopje);
- Patentë shoferin (vetëm për taksi individual);
- Sigurimin e udhëtarëve;
- Aparatin e zjarrfikësve;
- Certifikatën e mjekut (vetëm për taxi individual);
- Lejen e punës (kartoni i lejes së punës, fotokopi);
- Procesin mbi pranimin tek.të automjetit (të vitit kaluar);
- Dëshminë mbi vendosjen e taksimetrit dhe
- Vërtetimin që nuk është në marrëdhënie pune (licencim i ri).
Kërkesë për vazhdimin e lejes për taksi :
- Vërtetimin e kryerjes së tatimit në pronë;
- Sigurimin e udhëtarëve;
- Aparatin e zjarrfikësve;
- Librezën e automjetit;
- Certifikatën e mjekut;
- Procesin mbi pranimin tek.të automjeti ose kartelën (të vitit kaluar);
- Dëshminë mbi vendosjen taksimetrit dhe
- Vërtetimin e kontrollimit teknik.
Kërkesa e operatorëve për transport urbano-periferik dhe transport të veçantë të udhëtarëve janë të njëjta përpos:
- Dëshmisë mbi vendosjen e taksimetrit (largohet),
- Kontrata në mes të transportuesit-operatorit dhe porositësit të shërbimeve për grupin e udhëtarëve (për transport të veçantë të shtohet) dhe
- Dëshminë mbi vendosjen TAHOGRAFIT.
Kërkesa për shfrytëzimin e sipërfaqes publike (vendosjen e tavolinave para lokaleve hoteliere, frigoriferëve, reklamës, gjeneratorëve, tezgës lëvizëse, etj)
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit;
- Vërtetimin e kryerjes së tatimit në pronë;
- Letërnjoftimin (fotokopje) dhe
- Lejen paraprake (për sezonin e kaluar për të njëjtin lokacion).
Për OJQ-të, Institucionet, shoqatat dhe organizatat që kërkojnë shfrytëzim të përkohshëm të hapësirës publike për qëllime humanitare, promovuese-reklamuese, kulturore, sportive dhe argëtuese duhet që ex officio të dëshmojnë se janë përfaqësues të atij organi me dokument të vulosur dhe nënshkruar në emër të atij organi, gjatë ofrimit të kërkesës.
Kërkesa për vazhdimin e Lejes për shfrytëzimit e sipërfaqes publike (reklama, tavolina para lok. afariste, frigoriferë, gjenerator, tregti lëvizëse etj):
- Vërtetimin e kryerjes së tatimit në pronë dhe
- Lejen për sezonin e kaluar (fotokopi).
Kërkesa për ndërhyrje në infrastrukturën dhe hapësirë tjetër publike të qytetit (prerjen e asfaltit në rrugë dhe trotuar) më qëllim të:
- rregullimit të rrjetit të ujësjellësit, kanalizim, elektrikë, telefoni;
- shtrirje të rrjetit kabllor-elektrik, telefonik, telekomunikacionit, TV-së, dhe internetit, pëlqim për rregullimin e trotuarit):
- Vërtetimin e tatimit në pronë;
- Lejen e ndërtimit të shtëpisë apo objektit;
- Letërnjoftimin (fotokopje) dhe
- Projektin ideor vetëm për rastet kur ushtrohet kërkesa për kyçjen e objektit,/pompës së benzinës, qendrës tregtare, e të ngjashme, në rrugë publike).
Kërkesa për shfrytëzimin e ndonjë lokacioni publik, për parkim të rezervuar, ndalje (ngarkim-shkarkim) të mallrave në trotuar, për hyrje me kamion me peshë mbi 3.5 tonë në qytet,
Personat juridik:
- Vërtetimin e kryerjes së tatimit në pronë.
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit;
- Librezën-at e automjetit-ve (fotokopje) që parkohen në parkingun e rezervuar dhe
- Letërnjoftimin (fotokopje).
Personi fizik për parkim të rezervuar duhet t’i sjellë vetëm:
- Vërtetimin e kryerjes së tatimit në pronë;
- Librezën e automjetit (fotokopje) që dëshiron ta parkojë në parkingun e rezervuar dhe
- Letërnjoftimin (fotokopje).
Kërkesa për lirimin e automjetit (të konfiskuar/tërhequr nga policia) nga autoparku i Komunës:
- Raportin/procesverbalin e lëshuar nga policia me rastin e konfiskimit apo tërheqjes së automjetit;
- Urdhëresën/Aktvendimin nga Prokuroria apo Gjykata kompetente për lirimin e automjetit;
- Librezën e automjetit dhe
- Fotokopjen e Letërnjoftimit të pronarit të automjetit apo autorizimin në emër të pronarit.
Kërkesa për Ekshumacionin (zhvarrosjen) e mbetjeve të kufomave:
- Certifikatën e regjistrimit të kompanisë për ushtrimin e veprimtarisë së tillë;
- Licencën/Lejen e punës për kryerjen e shërbimeve të ekshumacionit (zhvarrosjen) të kufomës;
- Autorizimin për kompaninë nga familjarët për ekshumacionin (zhvarrosjen) mbetjeve të kufomës;
- Certifikatën e vdekjes së kufomës edhe nga administrata e jonë (të re);
- Vendimin për ekshumacionin nga Ministria e Shëndetësisë/Inspektorati Sanitar i Kosovës.
- Letërnjoftimin e pronarit (përfaqësuesit) të kompanisë (fotokopje).
Kërkesë për shfrytëzimin e përkohshëm të hapësirës publike për shitjen e gjërave të imta dekorative dhe lëndëve plasëse për festat e fund vitit:
Personi fizik:
- Vërtetimin e tatimit në pronë;
- Kopja e letërnjoftimit dhe
- Kërkesa me shkrim dhe caktimi i lokacionit.
Personat juridik:
- Certifikata e biznesit;
- Vërtetimin e tatimit në pronë;
- Kopja e letërnjoftimit dhe
- Kërkesa me shkrim dhe caktimi i lokacionit.