INFORMATË MBI PLANIN
Kërkesa për informatë mbi planin duhet të përmbaj:
- Certifikatën e pronësisë dhe kopjen e planit të parcelës/ parcelave kadastrale, jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri. (Këto dokumente lëshohen nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë);
- Vërtetimi i tatimit në pronë të pronarit-resë/pronarëve të parcelës kadastrale ;
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit-resë/pronarëve të parcelës kadastrale
- Dëftesë pagesa e taksës komunale;
INFORMIMI – Maksimum pesëmbëdhjetë (15) ditë pas pranimit të kërkesës.
PËLQIM PËR BASHKIM TË PARCELAVE
Kërkesa për dhënien e pëlqimit urbanistik për bashkimin e parcelave kadastrale duhet të përmbaj:
- Certifikatën e pronësisë dhe kopjen e planit të parcelës/parcelave kadastrale, jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri. (Këto dokumente lëshohen nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë);
- Autorizimi nga pronari/pronaret në rast se kërkesa parashtrohet nga një person tjetër
- Vërtetimi i tatimit në pronë të pronarit-ës/pronarëve të parcelës kadastrale;
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit-ës/pronarëve të parcelës/parcelave kadastrale
- Dëftesë pagesa e taksës komunale.
VENDIMI – Maksimum tridhjetë (30) ditë pas pranimit të kërkesës.
PËLQIM PËR PARCELIZIM SIPAS KRITEREVE TË PLANIT
Kërkesa për dhënien e pëlqimit urbanistik për parcelimin e parcelës/parcelave kadastrale sipas kritereve të planit duhet të përmbaj:
- Certifikatën e pronësisë dhe kopjen e planit të parcelës/parcelave kadastrale, jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri (Këto dokumente lëshohen nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë)
- Autorizimi nga pronari në rast se kërkesa parashtrohet nga një person tjetër
- Vërtetimi i tatimit në pronë të pronarit-ës/pronarëve të parcelës/parcelave kadastrale
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit-ës/pronarëve të parcelës/parcelave kadastrale
- Dëftesë pagesa e taksës komunale
VENDIMI – Maksimum tridhjetë (30) ditë pas pranimit të kërkesës.
PËLQIM PËR NDËRRIM TË DESTINIMIT TË TOKËS NGA TOKË BUJQËSORE NË TOKË NDËRTIMORE
Kërkesa për dhënien e pëlqimit për ndërrim të destinimit të tokës, nga toka bujqësore në tokë ndërtimore duhet të përmbaj:
- Certifikatën e pronësisë dhe kopjen e planit të parcelës kadastrale, jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri (Këto dokumente lëshohen nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë)
- Autorizimi nga pronari në rast se kërkesa parashtrohet nga një person tjetër
- Vërtetimi i tatimit në pronë të pronarit-resë/pronarëve të parcelës
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit-ës/pronarëve të parcelës kadastrale
- Dëftesë pagesa e taksës komunale
VENDIMI- Maksimumi tridhjetë (30) ditë pas pranimit të kërkesës.
KUSHTET NDËRTIMORE- KATEGORIA I
Kërkesa për Kushte Ndërtimore për kategorinë e I-rë të ndërtimit duhet të përmbaj:
- Formularin e plotësuar dhe nënshkruar
- Certifikatën e pronësisë dhe kopjen e planit të parcelës kadastrale, jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri (Këto dokumente lëshohen nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë)
- Incizimi gjeodezik i parcelës kadastrale për të cilën aplikohet dhe paraqitja e parcelave kadastrale të bashkangjitura nga ortofoto (Gjeoportali i Agjencionit Kadastral të Kosovës) si dhe ndërtesave ekzistuese brenda (50) metrash nga vijat kufizuese të parcelës kadastrale ku aplikuesi propozon të ndërtojë (të përgatitet nga kompania e licencuar gjeodezike dhe dorëzimi të bëhet në formatin digjital edhe në kopje të fortë)
- Fotot e parcelës kadastrale për të cilën aplikuesi parashtron kërkesën dhe fotografitë të ndërtesave ekzistuese brenda (50) metrash nga vijat kufizuese të parcelës kadastrale ku aplikuesi propozon të ndërtojë
- Projekti konceptual/ projekt propozimi i kushteve të ndërtimit në hapësirën (50) metrash nga vijat kufizuese të parcelës kadastrale ku aplikuesi propozon të ndërtojë- në rastet kur nuk ka plane rregulluese
- Pëlqimi nga pronarët e parcelave kadastrale fqinje për sigurimin e qasjes deri në rrugë publike (vetëm për parcelat që nuk kanë qasje në rrugë, duhet të sigurohet Pëlqim i Noterizuar me fqinjët nëpër pronën e të cilëve kalon rruga)
- Pëlqimi nga fqiu kur ndërtesa vendoset në kufi të parcelës apo edhe në distancë më të vogël se sa që parashihet me kriteret e planit rregullues (pëlqimi duhet të jetë i noterizuar);
- Nëse kushtet ndërtimore pozicionohen në dy e më shumë parcela kadastrale, paraprakisht të bëhet bashkimi i tyre
- Vërtetimi i tatimit në pronë të pronarit-ës/pronarëve të parcelës dhe investitorit
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit/pronarëve të parcelës kadastrale dhe investitorit.
VENDIMI – Maksimum pesëmbëdhjetë (15) ditë pas pranimit të kërkesës.
KUSHTET NDËRTIMORE PËR RINDËRTIM – KATEGORIA I
Kërkesa për Kushte Ndërtimore për rindërtim duhet të përmbaj:
- Formularin e plotësuar dhe nënshkruar
- Certifikatën e pronësisë dhe kopjen e planit të parcelës kadastrale, jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri (Këto dokumente lëshohen nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë)
- Leja e ndërtimit apo leja e legalizimit të ndërtesës ekzistuese
- Incizimi gjeodezik i parcelës kadastrale për të cilën aplikohet dhe paraqitja e parcelave kadastrale të bashkangjitura nga ortofoto (Gjeoportali i Agjencionit Kadastral të Kosovës) si dhe ndërtesave ekzistuese brenda (50) metrash nga vijat kufizuese të parcelës kadastrale, ku aplikuesi propozon të ndërtojë (të përgatitet nga kompania e licencuar gjeodezike dhe dorëzimi të bëhet në formatin digjital edhe në kopje të fortë)
- Fotot e parcelës kadastrale për të cilën aplikuesi parashtron kërkesën dhe fotografitë të ndërtesave ekzistuese brenda (50) metrash nga vijat kufizuese të parcelës kadastrale ku aplikuesi propozon të ndërtojë
- Projekti konceptual/ projekt propozimi i kushteve të ndërtimit në hapësirën (50) metrash nga vijat kufizuese të parcelës kadastrale ku aplikuesi propozon të ndërtojë- në rastet kur nuk ka plane rregulluese
- Analiza e stabilitetit të ndërtesës ekzistuese dhe ndikimi i rindërtimit në atë ndërtesë (të përgatitet nga eksperti lëmisë apo kompani e licencuar)
- Pëlqimi nga fqiu kur ndërtesa vendoset në kufi të parcelës apo edhe në distancë më të vogël se sa që parashihet me kriteret e planit rregullues (pëlqimi duhet të jetë i noterizuar)
- Nëse aplikuesi është person i autorizuar, duhet të sigurojë autorizim me shkrim të noterizuar nga pronari që i jep aplikuesit autoritetin për të dorëzuar aplikacionin.
- Vërtetimi i tatimit në pronë të pronarit-ës/pronarëve të parcelës dhe investitorit
11.Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit/pronarëve të parcelës kadastrale dhe investitorit.
VENDIMI – Maksimum pesëmbëdhjetë (15) ditë pas pranimit të kërkesës.
KUSHTE NDËRTIMORE- KATEGORIA II
Kërkesa për kushte ndërtimore për kategorinë e II-të të ndërtimit duhet të përmbaj:
- Formularin e plotësuar dhe nënshkruar
- Certifikatën e pronësisë dhe kopjen e planit të parcelës kadastrale, jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri (Këto dokumente lëshohen nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë)
- Incizimi gjeodezik i parcelës kadastrale për të cilën aplikohet dhe paraqitja e parcelave kadastrale të bashkangjitura nga ortofoto (Gjeoportali i Agjencionit Kadastral të Kosovës) si dhe ndërtesave ekzistuese brenda (50) metrash nga vijat kufizuese të parcelës kadastrale ku aplikuesi propozon të ndërtojë (të përgatitet nga kompania e licencuar gjeodezike dhe dorëzimi të bëhet në formatin digjital edhe në kopje të fortë)
- Fotot e parcelës kadastrale për të cilën aplikuesi parashtron kërkesën dhe fotografitë të ndërtesave ekzistuese brenda (50) metrash nga vijat kufizuese të parcelës kadastrale ku aplikuesi propozon të ndërtojë
- Projekti konceptual/projekt propozimi i zgjidhjes urbane dhe projekti ideor i ndërtimit (projekti duhet të dorëzohet në kopje të fortë dhe në formatin digjital duke përfshirë edhe prezantimin e zgjidhjes nga kompani e licencuar projektuese)
- Marrëveshja për bashkë-investim në mes të pronarit-ës/pronarëve të parcelës kadastrale dhe investitorit (marrëveshja duhet të jetë e noterizuar)
- Pëlqimi nga pronarët e parcelave kadastrale fqinje për sigurimin e qasjes deri në rrugë publike (vetëm për parcelat që nuk kanë qasje në rrugë, duhet të sigurohet Pëlqim i Noterizuar me fqinjët nëpër pronën e të cilëve kalon rruga)
- Pëlqimi nga fqinji kur ndërtesa vendoset në kufi të parcelës apo edhe në distancë më të vogël se sa që parashihet me kriteret e planit rregullues (pëlqimi duhet të jetë i noterizuar)
- Nëse kushtet ndërtimore pozicionohet në dy e më shumë parcela kadastrale, paraprakisht të bëhet bashkimi i tyre
- Nëse aplikuesi është person i autorizuar, duhet të sigurojë autorizim me shkrim të noterizuar nga pronari që i jep aplikuesit autoritetin për të dorëzuar aplikacionin.
- Vërtetimi i tatimit në pronë të pronarit-ës/pronarëve të parcelës kadastrale dhe investitorit
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit-ës/pronarëve të parcelës/parcelave kadastrale dhe investitorit.
VENDIMI – Maksimum tridhjetë (30) ditë pas pranimit të kërkesës.
KËRKESA PËR ZGJATJEN E AFATIT TË VLEFSHMËRISË SË KUSHTEVE NDËRTIMORE
Kërkesa për e afatit të vlefshmërisë së kushteve ndërtimore duhet të përmbaj:
- Kërkesën
- Certifikatën e pronësisë dhe kopjen e planit të parcelës kadastrale, jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri (Këto dokumente lëshohen nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë)
- Kopjen e aktit ligjor administrative me të cilin i janë vendos kushtet ndërtimore
- Vërtetimi i tatimit në pronë
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit
Kërkesa për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së kushteve ndërtimore duhet të bëhet para skadimit të afatit të vlefshmërisë
VENDIMI – Maksimum dhjetë (10) ditë pas pranimit të kërkesës.
LEJA NDËRTIMORE- KATEGORIA I
Kërkesa për Leje Ndërtimore për kategorinë e I-rë të ndërtimit duhet të përmbajë:
- Formularin e plotësuar dhe të nënshkruar
- Certifikatën e pronësisë dhe kopjen e planit të parcelës kadastrale, jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri (Këto dokumente lëshohen nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë)
- Pëlqimet për kyçje në shërbimet publike të infrastrukturës teknike (KEDS, KUR “HIDROMORAVA” sh.a, “ECO-HIGJENA” SH.P.K, etj.)
- Aktin ligjor administrative që vendos kushtet ndërtimore, nëse kërkohet
- Tri (3) kopje fizike dhe një kopje digjitale të Projektit Ideor
- Incizimi gjeodezik i parcelës kadastrale për të cilën aplikohet dhe paraqitja e parcelave kadastrale të bashkangjitura nga ortofoto (Gjeoportali i Agjencionit Kadastral të Kosovës) si dhe ndërtesave ekzistuese brenda (50) metrash nga vijat kufizuese të parcelës kadastrale ku aplikuesi propozon të ndërtojë (të përgatitet nga kompania e licencuar gjeodezike dhe dorëzimi të bëhet në formatin digjital edhe në kopje të fortë), vetëm në ato raste kur aplikohet drejtpërsëdrejti për leje ndërtimore.
- Nëse ndërtesa pozicionohet në dy e më shumë parcela kadastrale, paraprakisht të bëhet bashkimi i tyre
- Në rast se kërkohet ndërtim i përkohshëm deklarata e noterizuar e pronarit të parcelës se është i pajtimit për afatin e përkohshëm të vendosjes së ndërtimit
- Nëse parcela kadastrale është në hipotekë-peng, paraprakisht të sigurohet pëlqimi nga pengmarrësi
- Vërtetimi i tatimit në pronë të pronarit-ës/pronarëve të parcelës dhe investitorit
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit-ës/pronarëve të parcelës kadastrale dhe investitorit.
VENDIMI – Maksimumi tridhjetë (30) ditë pas pranimit të kërkesës.
LEJE NDËRTIMORE – KATEGORIA II
Kërkesa për Leje Ndërtimore për kategorinë e II-të të ndërtimit duhet të përmbajë:
- Formularin e plotësuar dhe të nënshkruar
- Certifikatën e pronësisë dhe kopjen e planit të parcelës kadastrale, jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri (Këto dokumente lëshohen nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë)
- Aktin ligjor administrative që vendos kushtet ndërtimore, nëse kërkohet
- Pëlqimet për kyçje në shërbimet publike të infrastrukturës teknike (KEDS, KUR “HIDROMORAVA” sh.a, “ECO-HIGJENA” SH.P.K, etj.)
- Pëlqimin për mbrojtje nga zjarri
- Tri (3) kopje fizike dhe një kopje digjitale të Projektit Kryesor (sipas Udhëzimit Administrativ MMPH 06/2017)
- Kopjen e Lejes Mjedisore Komunale
- Kontrata/marrëveshja e noterizuar e pronarit-ës/ pronarëve të parcelës kadastrale dhe investitorit për bashkë-investim (vetëm në rastet kur investitori nuk është pronar i tokës)
- Incizimi gjeodezik i parcelës kadastrale për të cilën aplikohet dhe paraqitja e parcelave kadastrale të bashkangjitura nga ortofoto (Gjeoportali i Agjencionit Kadastral të Kosovës) si dhe ndërtesave ekzistuese brenda (50) metrash nga vijat kufizuese të parcelës kadastrale ku aplikuesi propozon të ndërtojë (të përgatitet nga kompania e licencuar gjeodezike dhe dorëzimi të bëhet në formatin digjital edhe në kopje të fortë), vetëm në ato rastet kur aplikohet drejtpërsëdrejti për leje ndërtimore.
- Fotot e parcelës kadastrale për të cilën aplikuesi parashtron kërkesën dhe fotografitë të ndërtesave ekzistuese brenda (50) metrash nga vijat kufizuese të parcelës kadastrale ku aplikuesi propozon të ndërtojë, vetëm në ato rastet kur aplikohet drejtpërsëdrejti për leje ndërtimore.
- Pëlqimin e noterizuara nga fqinjët në rast se parashihet të ndërtohet ndërtesa në kufi të parcelës
- Nëse ndërtesa pozicionohet në dy e më shumë parcela kadastrale, paraprakisht të bëhet bashkimi i tyre
- Nëse parcela kadastrale është në hipotekë-peng paraprakisht të sigurohet pëlqimi nga pengmarrësi
- Në rast se kërkohet ndërtim i përkohshëm deklarata e noterizuar e pronarit të parcelës se është i pajtimit për afatin e përkohshëm të vendosjes së ndërtimit
- Vërtetimi i tatimit në pronë të pronarit-ës/pronarëve të parcelës dhe investitorit
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit/pronarëve të parcelës/parcelave kadastrale dhe investitorit.
VENDIMI– Maksimumi dyzet e pesë (45) ditë pas pranimit të kërkesës.
KËRKESA PËR ZGJATJEN E AFATIT TË VLEFSHMËRISË SË LEJES NDËRTIMORE
Kërkesa e afatit të vlefshmërisë së kushteve ndërtimore duhet të përmbajë:
- Kërkesën
- Certifikatën e pronësisë dhe kopjen e planit të parcelës kadastrale, jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri (Këto dokumente lëshohen nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë)
- Kopjen e aktit ligjor administrative me të cilin i është lejohet ndërtimi i objektit (Lejen ndërtimore)
- Vërtetimi i tatimit në pronë
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit
Vëmendje: Kërkesa për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së lejes ndërtimore duhet të parashtrohet para skadimit të afatit të vlefshmërisë
VENDIMI – Maksimum dhjetë (10) ditë pas pranimit të kërkesës.
LEJE PËR RRËNIM
Kërkesës për leje rrënimi duhet të përmbajë:
- Aplikacioni për leje rrënimi
- Certifikatën e pronësisë dhe kopjen e planit të parcelës kadastrale, jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri (Këto dokumente lëshohen nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë)
- Projekti i rrënimit të ndërtimit dhe organizimi vend rrënimit në harmoni me Kodin e Ndërtimit ose rregullat teknike në fuqi për mbrojtje dhe siguri të qytetarëve dhe ndërtimeve për rreth
- Plani dinamik i realizimit të rrënimit
- Përshkrimi dhe plani i menaxhimit të mbeturinave të ndërtimit bazuar në legjislacionin në fuqi
- Nëse parcela kadastrale është në hipotekë-peng paraprakisht të sigurohet pëlqimi nga pengmarrësi
- Vërtetimi i tatimit në pronë të pronarit-ës/pronarëve të parcelës
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit-ës/pronarëve të parcelës kadastrale
VENDIMI- Maksimumi tridhjetë (30) ditë pas pranimit të kërkesës.
LEJE MJEDISORE KOMUNALE
Kërkesës për leje mjedisore komunale duhet të përmbajë:
- Tri (3) kopje të raportit për Leje Mjedisore Komunale në formë të shkruar dhe (1) një kopje në formë elektronike
- Certifikatën për regjistrimin e biznesit
- Certifikatën e pronësisë dhe kopjen e planit të parcelës kadastrale, jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri (Këto dokumente lëshohen nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë)
- Kontratën për shfrytëzimin e ngastrës, nëse ngastra nuk është pronë e aplikuesit, e Noterizuar
- Faturën e pagesës së tarifës për marrjen e Lejes Mjedisore Komunale, origjinali
- Vërtetimi i tatimit në pronë të pronarit-ës/pronarëve të parcelës dhe investitorit
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit-ës /pronarëve të parcelës kadastrale
VENDIMI- Maksimumi tridhjetë (30) ditë pas pranimit të kërkesës.
VENDIM- PËLQIMI PËR NDËRRIMIN E DESTINIMIT TË PËRDORIMIT TË NJËSIVE BANESORE NË AFARISTE OSE ANASJELLTAS
Kërkesa për dhënien e pëlqimit për ndërrimin e destinimit të përdorimit të njësive banesore ose anasjelltas duhet të përmbajë:
- Certifikatën e pronësisë së njësisë kadastrale të pronarit, jo më e vjetër se 6 muaj në formatin origjinal ose të fotokopjuar dhe të vërtetuar nga noteri.
- Marrëveshja (e noterizuar) në mes të shfrytëzuesit të njësisë së ndërtesës (për ndërrim destinimi) dhe pronarit të njësisë (kjo marrëveshje kërkohet kur investitori është shfrytëzues dhe jo pronar i banesës)
- Pëlqimi (i noterizuar) i pronarëve, ku shuma e sipërfaqes së shfrytëzueshme të njësive të tyre të veçanta (banesave dhe lokaleve), përbënë mbi 50% të sipërfaqes së përgjithshme të shfrytëzueshme të ndërtesë
- Nëse ndërhyhet në elemente të përbashkëta të bashkëpronësisë (fasadë, kulm, korridore, shkallë etj.) dhe në elemente të konstruksionit, pëlqimet (e noterizuara) duhet të jenë të të gjithë pronarëve të njësive të ndërtesës (banesave dhe lokaleve),sipas Ligjit Nr. 04/L-134 për Ndërtesat e Banimit në Bashkëpronësi, Neni 17, paragrafi 2 dhe 3
- Projekti ideor që duhet të përmbajë projekt propozimin për ndërrimin e destinimit të njësisë dhe përshkrimin teknik për punët që kërkohen të zhvillohen
- Analiza e stabilitetit të ndërtesës ekzistuese dhe ndikimi i ndërrimit të destinimit dhe punëve ndërtimore që do të zhvillohen në atë ndërtesë (të përgatitet nga ekspert i lëmisë apo kompani e licencuar)
- Fotografi të lokacionit (fotografi të njësisë kadastrale dhe ndërtesave për rreth, deri në diametër prej 50m)
- Vërtetimi i tatimit në pronë të pronarit/pronarëve të njësisë/njësive kadastrale dhe investitorit
- Fotokopja e dokumentit të identifikimit të pronarit/pronarëve të parcelës/parcelave kadastrale dhe shfrytëzuesit
- Dëftesën e taksës komunale
VENDIMI- Maksimumi tridhjetë (30) ditë pas pranimit të kërkesës.
KËRKESA PËR ÇERTIFIKAT TË PËRDORIMIT
Kërkesa për certifikatë të përdorimit duhet të përmbaj dokumentet e kërkuara një (1) kopje fizike dhe digjitale:
- Aplikacioni për Certifikatë të Përdorimit të plotësuar dhe nënshkruar
- Incizimi gjeodezik i objektit dhe rregullimit të jashtëm- gjendjen e realizuar me vijën rregullative dhe vijën ndërtimore e vendosur në sistemin koordinativ sipas Kosovaref 01. (te jete konform kërkesave të kadastërit)
- Nëse pagesat janë bërë me këste, dëshmi se të gjitha pagesat janë bërë
- Përcaktimi i adresës së objektit
- Protokollet e nënshkruara për të gjitha fazat e ndërtimit;
- Atestet e materialeve dhe rezultatet e testimeve
- Nëse janë bërë modifikime gjatë ndërtimit, duhet të dorëzohet “PROJEKTI I NDËRTIMIT TË REALIZUAR” që në mënyrë specifike tregon modifikimet;
VENDIMI- Maksimumi pesëmbëdhjetë (15) ditë për kategorinë I dhe tridhjetë (30) ditëve për kategorinë II pas pranimit të kërkesës