Komuna e Gjilanit ka nisur projektin për buxhetimin me pjesëmarrje me banorët e fshatit Malishevë.
Buxhetimi me pjesëmarrje inkurajon qytetarët që të luajnë rol të rëndësishëm dhe të vendosin se si të shpenzohen paratë publike për projekte dhe shërbime në fshatin tuaj!
Përmes buxhetimit me pjesëmarrje, qytetarëve u ofrohet mundësia të përfshihen në mënyrë aktive në procesin e vendimmarrjes dhe të kenë rol kyç në mënyrën se si shpenzohen fondet komunale.
Është mundësia e juaj të përzgjedhni dhe votoni për projekte të cilat janë në interes të përgjithshëm të lokalititetit tuaj!
Komuna e Gjilanit, do të organizoj takimet e para me banorët e fshatit mbi:
Sqarimin e procesit dhe kritereve për mbledhjen e ideve dhe prioritizimin e propozimeve (projekteve) për investim nga komuna.
Idetë dhe projekt-propozimet mblidhen përmes zyrtarëve komunalë dhe këshillit lokal të fshatit, të cilat përkthehen në projekte konkrete.
Projekt-propozimet që kalojnë përzgjedhjen dhe janë të arsyeshme do të vendosen në votim në ditën e përzgjedhur, përmes kutive klasike të votimit.
Kriteret të cilat do të merren për bazë nga komuna janë si në vijim, por jo vetëm:
Lloji i projekteve: Investime Kapitale
Projekt-propozimi të jetë brenda kornizave të buxhetit të prezentuar nga komuna
Numri i përfituesave nga projekti i propozuar të jetë sa më i madh, sidomos në rastet e barazimit të votave
Projekti të ketë ndikim social, ekonomik dhe mjedisor
Projekti të jetë gjithëpërfshirës duke përfshirë grupe të margjinalizuara, veçanërisht gratë dhe rinjët
Lokacioni i projektit të propozuar të jetë në pronësi të komunës ku disponueshmëria konfirmohet zyrtarisht nga komuna
Takim informues me banorët e fshatit Malishevë:
Data: 3 Qershor 2024
Ora: 18:00
Vendi: Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ‘Abdullah Tahiri’ Malishevë
Ju mirëpresim!