Duke u bazuar në nenin 17 dhe në zbatim të nenit 18 të Statutit të Komunës së Gjilanit 01. nr. 016-126211 të datës 06.11.2014, në zbatim të nenit 4 të Rregullores për Transparencë në Komunë dhe nenit 7 të Udhëzimit Administrativ nr. 05/2013 për Transparencë në Komuna dhe bazuar në iniciativën e KK-së të datës 31.10.2018 për ndryshim dhe plotësimin e rregullores së poshtëshënuar, njoftohen zyrtarët, qytetarët, shoqatat, grupet e interesit dhe bartësit e institucioneve të komunës dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës, se me datën 22.11.2018 në ora 14:00 në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit ish ndërtesa e Gjykatës, do të mbahet:
DËGJIM PUBLIK
RREGULLORJA PËR ORGANIZIMIN DHE BASHKËPUNIMIN E KOMUNËS ME FSHATRA, VENDBANIME DHE LAGJE URBANE
NË TERRITORIN E KOMUNËS SË GJILANIT
Qëllimi i diskutimit publik është për të krijuar opinione pozitive për aktin në fjalë, i cili pas zhvillimit të procedurave paraprake ligjore, duke përfshirë edhe dëgjimin publik me qytetarë dhe pjesëmarrës tjerë, do të procedohet në Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Kuvendin e Komunës për miratim.
Në dëgjim duhet të marrin pjesë zyrtarët, qytetarë dhe grupet e interesit (OJQ-ve etj) për të shprehur mendimet e tyre me interes të përgjithshëm.
Projekt-rregulloren mund ta merreni në Zyrën Ligjore, dhe do të jetë e publikuar në web faqen e Komunës: www.rks-gov.net/gjilan
Gjilan, 15 nëntor 2018 Komuna e Gjilanit