Me kërkesë të 20 anëtarëve nga grupet politike LDK (10), PDK (5), AAK (1), VATRA (1), LVV (2) e AKR (1), kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për datën 2 tetor 2024.
Në rend dite të kësaj seance, e cila u ftua pas dështimit të seancës së rregullt, janë caktuar dy pika:
1.Diskutim për tejakalimin e gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar me buxhetin për financimin e projekteve kapitale
2.Formimi i Këshillit të ekspertëve financiarë.