Kuvendi i Komunës themelon komitete të përhershme si:
Komiteti për Politikë e Financa
Komiteti për Komunitete
Në pajtim me nenin 51.2 të LVL, Kuvendi Komunës formon edhe komitete tjera të nevojshme:
Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Komiteti për Arsim
Komiteti për Zhvillim Ekonomik dhe Agrokulturë
Komiteti për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit
Komiteti për Shërbime Publike, Banim, Mbrojtje dhe Shpëtim
Komiteti për Kulturë, Rini dhe Sport
Komiteti për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë
Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar
Komiteti për Barazi Gjinore
Komiteti Konsultativ i Ekspertëve të Planifikimit Hapësinor
Komiteti Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuar
…………………
Mbedhjet e Kuvendit të Komunës dhe Komiteteve janë të hapura për publikun, përveç në rastet kur parashihet ndryshe.
Çdo anëtar i publikut, i cili merr pjesë në Kuvendin e Komunës dhe Komitete, me lejen e kryesuesit të takimit, mund të bëjë pyetje dhe t’i drejtohet mbledhjes.
Të gjithë anëtarët e KPF duhet të zgjedhën nga radha e anëtarëve të Kuvendit, ku duhet të pasqyrohet raporti i përfaqësimit të partive politike dhe përfaqësimi gjinor.
Anëtarët e KPF nuk kanë të drejtë të jenë edhe anëtarë të komiteteve tjera.
Mbledhjet e KPF kryesohen nga kryesuesi i Kuvendit.
Anëtarët e Komitetit për Komunitete zgjedhën nga radhët e anëtarëve të Kuvendit dhe përfaqësuesve të komuniteteve.