Komiteti për Arsim është përgjegjës në fushat që kanë të bëjnë me edukimin parashkollor, kopshtet e fëmijëve, arsimin fillor, të mesëm të ulët si dhe arsimin e mesëm të lartë:
Ndihmon drejtorinë për hartimin e rregulloreve komunale, në pajtim me ligjet në fuqi për arsim Shqyrton apelet dhe propozimet e nxënësve në lidhje me cilësinë e mësimit dhe masat disiplinore Mbështet bashkëpunimin shkollë – shoqëri, në mes të institucioneve arsimore dhe shoqërisë përreth, me institucionet publike dhe private që merren me arsimimin e personave Ndihmon në planifikimin dhe vlerësimin e nevojave arsimore të Komunës Shqyrton propozimet dhe inicion planet lokale arsimore Propozon programet dhe projektet për autoritetet qendrore dhe drejtoritë që kanë të bëjnë me punën e këtij Kuvendi Mbështet bashkëpunimin shkollë – prindër, bashkëpunimin në mes të shkollave dhe komunitetit Shqyrton programet dhe projektet të cilat subvencionohen nga Komuna dhe propozon mbështetjen e tyre eventuale Shqyrton prioritetet e programeve komunale në sferën arsimit dhe edukimit Shqyrton programet komunale për investimeve kapitale në arsim, në mënyrë që t’u ofrojë institucioneve kushtet e nevojshme Ushtron përgjegjësi tjera, nëse ndryshe nuk është rregulluar me LVL dhe me Statut të Komunës.