Komiteti për barazi gjinore ështe themeluar në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe Statutin e Komunës
Lehtëson punën e Kuvendit të Komunës në lidhje me procesin e marrjes së vendimeve, për t’i ofruar Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Kuvendit analiza profesionale, konsultime dhe angazhim për çështjet specifike.
Fushëveprimtaria e Komitetit mbeshtetet në rregulloren e Kuvendit Komunal
Komiteti per barazi gjinore si aktivitete kryesore do t’i ketë, mbikqyrjen e zbatimit të ligjeve, monitorimin e resorëve të Qeverisë komunale që bien në kompetencë të Komitetit dhe dhënjen e rekomandimeve.
Komiteti do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare dhe do të bashkëpunojë ngushtë me organizatat joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare nga fusha e të drejtave të njeriut.