Komiteti për Kulturë, Rini, Sport dhe Çështje Gjinore është përgjegjës për fushat që kanë të bëjnë kulturën, rininë, sportin dhe gjininë
Ndihmon drejtorinë e linjës për hartimin e rregulloreve komunale, në pajtim me ligjet në fuqi për kulturë, rini, sport dhe barazi gjinore
Mbështet bashkëpunimin kulturë – shoqëri ,në mes të institucioneve kulturore dhe shoqërisë përreth, me institucionet publike dhe private që merren me arsimim dhe kulturë
Ndihmon në planifikimin dhe vlerësimin e nevojave që lidhen me kulturë, rini, sport dhe barazi gjinore në Komunë
Shqyrton propozimet dhe inicion planet lokale kulturore, rinore sportive dhe barazi gjinore
Propozon programet dhe projektet për autoritetet lokale dhe qendrore që kanë të bëjnë me kulturë, rini, sport dhe barazi gjinore në Komunë
Mbështet kremtimin e festave shtetërore, lokale e ndërkombëtare dhe propozon masat e nevojshme për realizimin e programeve kulturore, rinore, sportive dhe çështje gjinore
Shqyrton programet dhe projektet të cilat subvencionohen nga Komuna dhe propozon mbështetjen e tyre eventuale
Përcjell zhvillimet ndërkombëtare që bëhen në lëmin e kulturës, rinisë sportit dhe çështje gjinore që janë me interes për komunën
Përkujdeset që trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit t’i kushtohet rëndësi e veçantë
Shqyrton prioritetet e programeve komunale në sferën e kulturës, rinisë, sportit dhe çështjeve gjinore
Shqyrton programet komunale për investime kapitale në kulturë, rini, sport dhe çështje gjinore në mënyrë që t’u ofrojë institucioneve kushtet e nevojshme
Shqyrton propozimet për anëtarët e Bordeve të ndërmarrjeve komunale nga sfera e kulturës dhe e sportit
Ushtron përgjegjësi tjera nëse ndryshe nuk është rregulluar me LVL dhe me Statut të Komunës.