Komiteti për Shërbime Publike, Banim, Mbrojtje dhe Shpëtim
KOMITETI PËR SHËRBIME PUBLIKE, KOMUNALE, MBROJTJE DHE SHPËTIM
Emri e mbiemri
Anët. i Kuvendit
Subjekti politik
1
Muhadin Haziri
po
LDK
2
Sami Ahmeti
po
LDK
3
Kushtrim Ibrahimi
Jo
LVV
4
Rexhep Sejdiu
jo
PDK
5
Mimoza Ramadani Xhaçkaj
jo
AAK
Komiteti për Shërbime Publike, Komunale, Mbrojtje dhe Shpëtim është përgjegjës:
Këshillon dhe konsultohet me drejtoritë e linjës
Shqyrton planet dhe raportet e punës së drejtorive të linjës
Përcjell zhvillimin dhe zbatimin e planeve të veprimit, në lidhje me shfrytëzimin e shërbimeve dhe veprimeve
Shqyrton propozimet për Bordin e drejtorëve dhe për ndërmarrjet publike që kryejnë shërbime komunale
Monitoron dhe vlerëson efikasitetin e metodave dhe procedurave për ofrimin e shërbimeve
cakton burimet në përputhje me rrethanat
Shqyrton programet e ofrimit të shërbimeve për ujë dhe projektet për menaxhimin e ujërave të zeza
Shqyrton buxhetin e propozuar vjetor për shërbime, parashikimet e fondeve të nevojshme për personel, mallra e shërbime dhe investime
Shqyrton raportet për Kuvendin e Komunës, për sistemet operative dhe përmirësimet
Këshillon dhe konsultohet në lidhje me çështjen e mbledhjes së kuotave në arkëtim në të gjitha ndërmarrjet shërbyese
Shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me transportin publik dhe propozimet strategjike për rrugët lokale
Shqyrton programet për ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës
Shqyrton realizimin e projekteve të infrastrukturës
Shqyrton kërkesat e komuniteteve për ndërtimin e infrastrukturës
Monitoron realizimin e programeve për parqet, fushat rekreative dhe të argëtimit, shëtitoret publike, hapësirat publike etj
Propozon masat e veçanta për mbrojtjen nga zjarri dhe fatkeqësitë tjera natyrore, kujdeset për zbatimin dhe përparimin e këtyre masave
Shqyrton planet e veçanta dhe i propozon drejtorisë së linjës dhe Kuvendit të Komunës nxjerrjen e planit për mbrojtje nga zjarri dhe fatkeqësitë tjera natyrore, në mbështetje të vlerësimit të rrezikut nga zjarri dhe fatkeqësitë tjera natyrore në pajtim me udhëzimet e lëshuara nga Ministria
Ushtron përgjegjësi tjera nëse ndryshe nuk është rregulluar me LVL dhe me Statut të Komunës.