Komiteti për Zhvillim Ekonomik është përgjegjës për:
Përkrahjen e programeve të zhvillimit ekonomik të komunës, përfshirë organizimin e panaireve të tregtisë dhe tregjeve, inkurajimin e biznesit dhe zhvillimin e turizmit, bashkëpunimin me bizneset lokale apo të përfaqësuara në nivel lokal
Inicimin e programeve të projekteve zhvillimore ekonomike, për zonat urbane dhe rurale
Shqyrtimin dhe propozimin e masave për sigurimin dhe mbrojtjen e pyjeve
Shqyrtimin dhe propozimin e masave për zhvillimin e bujqësisë
Shqyrtimin dhe propozimin e masave për zhvillimin ekonomik dhe të infrastrukturës në zonat industriale dhe në zonat e veçanta rurale
Mbështetjen e rindërtimit të pjesëve të qytetit dhe të fshatrave
Shqyrtimin e programeve të zhvillimit ekonomik në përgjithësi
Ushtron përgjegjësi tjera, nëse ndryshe nuk është rregulluar me LVL dhe me Statut të Komunës.