Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se nga data 5 tetor 2026, në segmentin e hyrjes së rrugës Gjilan–Prishtinë do të zhvillohen punime në kuadër të projektit “Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrugës N25.2, segmenti Bresalc–Gjilan (Hyrja Gjilan)”.
Kohëzgjatja e paraparë e punimeve është rreth dy muaj, me mundësi ndryshimi në varësi të dinamikës së realizimit.
↪️ Gjatë kësaj periudhe, qytetarët ftohen të shfrytëzojnë rrugët alternative:
- Rrugën “Pajazit Ahmeti”, në drejtim të rrethit “28 Nëntori”;
- Rrugën “15 Qershori”, në drejtim të rrugëve “Haki Myderizi” dhe “NATO 99”.
Punimet do të shoqërohen me kufizime në qarkullim dhe në qasjen e banorëve dhe subjekteve afariste në këtë zonë.
Luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë shenjat e përkohshme të komunikacionit dhe udhëzimet e vendosura në terren, për të mundësuar qarkullim sa më të lehtë dhe të sigurt.
Komuna e Gjilanit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë realizimit të punimeve.