Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot, me votat e të gjithë asamblistëve, propozimin e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për subvencionimin e dy ndërmarrjeve publike lokale.
Me këtë vendim, ndërmarrjeve “Stacioni i Autobusëve Gjilan” dhe “Tregu” u ndahen nga 85 mijë euro, në vlerë të përgjithshme prej 170 mijë eurosh.
Kjo mbështetje synon stabilizimin financiar të Stacionit të Autobusëve dhe përmirësimin e kapaciteteve operative të ndërmarrjes “Tregu”, në funksion të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët.