Për nder të përvjetorit të 18-të të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Gjilanit, ka vazhduar me aktivitete të ndryshme festive.
Aktivitetet e ditës së 17 shkurtit vazhduan me koncerti madhështor në Teatrin e Qytetit.
Ky aktivitet solemn I’u dedikua vlerave të lirisë, shtetësisë dhe identitetit tonë kulturor, duke shënuar një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se festën e Pavarësisë e përmbyllëm me Koncertin Solemn për Pavarësi.
“Nuk kishte si të mbyllej më bukur kjo ditë feste se sa me një mbrëmje kulturore, me pjesëmarrjen e artistëve nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët me artin dhe performancat e tyre i dhanë hijeshi dhe emocion kësaj nate të veçantë”, tha kryetari Alban Hyseni.
Në koncert kënduan e lauijtë Jeta Musolli e Isa Gjojcaj nga Baleti i Kosovës, Prof.dr. Arifikmet Xhemaili, dirigjent, Kori “Akpella” studentët e Universitetit të Tetovës. Rudina Ciko, piano, prof ord- Universiteti i Tiranës. Drejtori artisitk, Shkodran Tolaj, artiist i cili performoi këngët e tij autorale: Kosovë gëzuar Pavarësia, Kosova- Kosov. Armando Likaj- bariton nga Opera e Tirsmës Besiana Mehmedi mezzosoprane, prof. ord. në Universitetin e Tetovës. Llesh Nikolla , mjeshtër i madh- aktor e regjisor. Maestro Zhani Ciko. respertor klasik nga Pira, Zadeja, Gaci, Feim Brahimi, Musa Piperku në pejsën e parë dhe më pas kori solli ekskluzivisht Bien lodrat.
Derisa aktivitetet pas katër ditësh mbyllen sot me 18 shkurt me shfaqjen Stand up comedy në Teatrin e Qytetit.