Në përvjetorin e 26 të rënies heroike të komandantit Agim Ramadani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, drejtorë e zyrtarë konunalë bënë homazhe para shtatores së tij, duke nderuar sakrificën dhe guximin e jashtëzakonshëm që ai dha për lirinë e Kosovës.
Kryetari u Komunës së Gjilanit, tha se në përvjetorin e rënies heroike të komandantit Agim Ramadani, bënë homazhe para shtatores së tij, duke nderuar sakrificën dhe guximin e jashtëzakonshëm që ai dha për lirinë e Kosovës.
“Komandant Katana, me vizionin dhe vendosmërinë e tij të hekurt, ishte një udhëheqës që i dha gjithçka atdheut, duke u bërë një figurë që do të mbetet përherë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se liria dhe pavarësia që gëzojmë sot janë rezultat i sakrificës së tij të paçmueshme. Emri i tij do të mbetet i gjallë përjetësisht në Gjilan dhe të gjithë Kosovën, duke simbolizuar luftën dhe flijimin për atdheun.
“Lavdi e përjetshme për komandantin Agim Ramadani dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, tha kryetari Alban Hyseni.