Është mbajt trajnim lidhur me rolin dhe përgjegjësitë e grupeve punuese në dëgjimet buxhetore, dokumentimin dhe raportimin e konsultimeve me qytetarët, vlerësimin dhe kategorizimin e kërkesave qytetare, sigurimin e përputhshmërisë me prioritetet komunale dhe kornizat ligjore, rritjen e pjesëmarrjes qytetare, me theks të veçantë ngritjen e cilësisë së planifikimit të përgjegjshëm gjinor dhe përfshirjen e grupeve të margjinalizuara.
Ky takim i realizuar në kuadër të projektit DEMOS ka për synim përmirësimin e performancës së komunave në qeverisje, menaxhim dhe shërbime duke kontribuar në rritjen e kënaqshmërisë së qytetarëve dhe angazhimin në procesin e planifikimit të buxhetit.
Në këtë takim ishin edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, bashkë me anëtarët e grupit punues zyrtarë të të gjitha drejtorive dhe përfaqësues nga Komuna e Vitisë, Kaçanikut, Hanit të Elezit e Lipjanit.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, e vlerësoi si të rëndësishëm këtë punëtori e cila do të ndikoi në përmirësimin e procesit të planifikimit të buxhetit komunal,.
“Bashkëpunimi për përmirësim të qeverisjes pjesëmarrëse dhe sigurimit të angazhimit kuptimplotë të qytetarëve në procesin e planifikimit të hershëm buxhetor komunal është shumë me rëndësi”, tha nënkryetarja e komunës.