Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Gjilan ka hapur konkurs për plotësimin e pesë pozitave të lira të punës në kuadër të Qendrës për Punë Sociale në Gjilan.
Pozitat e hapura përfshijnë këto profile profesionale:
– Psikolog – 1 pozitë
– Punëtorë socialë – 2 pozita
– Sociolog – 1 pozitë
– Jurist – 1 pozitë
Përmes këtij angazhimi synohet fuqizimi i kapaciteteve profesionale të Qendrës për Punë Sociale, si dhe avancimi i shërbimeve për qytetarët, me theks të veçantë te individët dhe familjet në nevojë.
Të gjithë kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e konkursit janë të ftuar të aplikojnë.
Detajet e konkursit dhe mënyra e aplikimit mund të gjenden në linkun e mëposhtëm: