Drejtorati për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim, ka publikuar raportin e vitit 2025, i cili pasqyron aktivitetet dhe rezultatet e punës një vjeçare.
Ndër synimet kryesore ishin, ngritja e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Realizimi i sa më tepër projekteve me interes për qytetarët dhe komunën në përgjithësi. Mirëmbajtja e projekteve të realizuara që kanë të bëjnë me shërbimet publike-infrastrukturën. Identifikimi i problemeve të infrastrukturës në përgjithësi dhe inicimi, ofrimi i zgjidhjeve të mundshme. Si dhe krijimi i një mjedisi më të sigurt dhe më të shëndoshë për qytetarët.
Gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2025, Drejtorati për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim, ka pranuar e shqyrtuar 1442 kërkesa nga palët.
Drejtoratit për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim ka vazhduar me realizimin e shumë projekteve e investimeve kapitale me bashkëfinancim për vitin 2025. Projekte të ndryshme në infrastrukturë. Ka vazhduar mirëmbajtja e ndriçimit publik.
Sinjalizimi horizontal dhe vertikal. Mirëmbajtja e rrugëve gjatë gjithë vitit.
Për t’u informuar lidhur me punën e kësaj drejtorie shikojeni raportin në vijim, ku mund të gjeni të dhënat për aktivitetet.
https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx?src=https%3A%2F%2Fgjilan.rks-gov.net%2Fwp-content%2Fuploads%2F2026%2F01%2FRaporti-vjetor-i-punes-se-Drejtorise-per-Sherbime-Publike-%25E2%2580%2593-janar-dhjetor-2025.docx&wdOrigin=BROWSELINK