Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në kuadër të Manifestimit kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit 2026”, shpall konkursin tradicional letrar me qëllim të rritjes së cilësisë dhe vlerës artistike në Orën e Madhe Letrare të Manifestimit “Flaka e Janarit”,2026 e njohur tashmë si PENA E FLAKËS, si dhe përzgjedhjes më meritore të poezisë fituese, gjithë krijuesit e interesuar të hapësirave shqiptare dhe tjerët që jetojnë e krijojnë në Mërgatë , ftohen për të konkuruar si dhe, nëse përzgjidhen, për të ardhur e lexuar krijimet e tyre në Gjilan, duke u bërë pjesë e garimit të mëtejmë për Çmimin kryesor të pjesës letrare të Manifestimit.
Poezia e secilit konkurues, duhet të jetë e papublikuar dhe e pashpërblyer diku tjetër si dhe duhet të shoqërohet me autorësi dhe me një biografi krijuese të autorit. Konkursi hapet më 17 Dhejtor 2025 deri më 17 Janar 2026.
Poezitë konkuruese për të lexuar në orën e madhe letrare mund të dërgohen në këto adresa:
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, KK Gjilan apo dhe në adresën elektronike:
penaeflakes2026@gmail.com
Grupi i Punës i pjesës letrare, përzgjedh 20 krijimet më të mira të cilat do të lexohen në Orën e Madhe Letrare , “Pena e Flakës” .
Një Juri letrare, TRI nga poezitë më të mira të Orës së madhe letrare do t’i nominojë për Çmimin “Pena e Flakës”.
Poezisë më të mirë të orës letrare “PENA E FLAKËS” i takon çmimi 200 euro si edhe plaketa, PENA E FLAKËS, që jepet në Gala Mbrëmjen përmbyllëse të Manifestimit, më 31 janar 2026
Poezia e shpërblyer si dhe të tjerat që lexohen në Orën e Madhe letrare, publikohen në revistën letrare – kulturore AGMIA
Përgjegjëse e projektit;
Linditë Ramushi Dushku