Kryetarja e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani, të premten do ta vizitojë Gjilanin, ku së bashku me kreun e kësaj Komune, Lutfi Haziri, do të realizojnë disa vizita.
Përpos takimit me kryetarin Haziri (15:00), Osmani do të mbajë një fjalim para kuvendarëve komunalë (15:30), do ta vizitojë shkollën “Thimi Mitko”, derisa në ora 17:00, do të shkojë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca, në fshatin Cernicë.
Sipas njoftimit, Lutfi Haziri e nis ditën me Vlora Dumoshin, minister e Kulturës, Rinisë dhe Sporti, të cilën do ta pres në ora 10:30./