Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Universitetin Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, ku është prit nga rektori Artan Dermaku.
Temë e diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, zhvillimin e projekteve të përbashkëta në funksion të arsimit të lartë dhe zhvillimit lokal.
I pari i Gjilanit tregoi se ka takuar rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”, Artan Dermakun ku kanëbiseduar edhe për dhe ngritjen e cilësisë akademike dhe çsthje trjera.
Ai vlerësoi rolin e Universitetit, si një faktor i rëndësishëm në zhvillimin shoqëror, arsimor dhe ekonomik të komunës.
“Arsimi vazhdon të jetë në mesin e prioriteteve kryesore të qeverisjes sonë, andaj do të vazhdojmë të angazhohemi, veçanërisht në projekte që synojnë fuqizimin e të rinjve dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të studentëve”, tha kryetari Alban Hyseni .
Ndërsa rektori Artan Dërmaku, tha se Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme me institucionet lokale, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me Komunën e Gjilanit dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin akademik dhe shkencor të universitetit.
Dy palët premtuan që bashkëpunimi ndërmjet komunës dhe universitetit, do të krijojë mundësi të reja për studentët, do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e qëndrueshëm.