Gjilan, 26 nëntor 2026 – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e sotme të udhëhequr nga Krenare Latifi-Kqiku, e cila është e dhjeta për këtë vit, ka miratuar unanimisht Planin Operativ Emergjent me anekset funksionale, të cilin e ka arsyetuar drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani.
Me këtë rast, Shabani ka theksuar se Plani Operativ Emergjent është në harmoni me legjislacionin në fuqi, Planin e Reagimit Kombëtar dhe Statutin e Komunës së Gjilanit, i cili ka për qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale, për përgatitje, koordinim dhe reagim në situata emergjente.
Kuvendarët e Gjilanit, në seancën e sotme, kanë miratuar edhe propozim vendimin për subvencionimin e familjeve strehuese, të cilin e ka prezantuar Mimoza Kadriu, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për zëvendësimin e një anëtari në Këshillit komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore, sikurse që është dhënë edhe një raport i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilin e ka prezantuar drejtori Enver Shabani.
Ndërkohë, Kuvendi ka hequr nga rendi i ditës propozim vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të KKSB-së, për shtimin një anëtari të ri, dhe propozim vendimin për kompensimin e shujtave për shërbyesit civilë, ku për këtë të fundit u miratua një Komision i përbërë prej të gjitha grupeve politike, i cili bashkë me drejtorin për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati, t’i konkretizojë të gjitha çështjet, numrin shërbyesve civilë përfitues dhe prej cilit kod do të sigurohet buxheti, për ta nxjerrë një vendim të përshtatshëm e të zbatueshëm.
Për më tepës, në kuadër të fushatës “16 ditët e antivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, kryesuesja e Kuvendit, Krenare Latifi Kqiku, ka thënë se kjo fushatë nuk duhet të mbetet vetëm aktivitet simbolik, por angazhim i përditshëm i secilit prej nesh, duke shtuar se institucionet lokale kanë rol të rëndësishëm në parandalimin e dhunës dhe në mbrojtjen e viktimave.
Për këtë aktivitet kanë adresuar mesazhet e tyre edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu dhe përfaqësuesit e grupeve politike në Kuvend, Albulena Hajdari (VV), Gresa Avdiu (LDK).
Në këtë seancë kanë kontribuar në debat me pyetje, propozime e rekomandime edhe anëtarët e Kuvendit, Kushtrim Kadriu, Shpend Nuhiu, Gentrit Murseli, Sami Ahmeti, Bekim Salihu, Muhadin Haziri, Albulena Hajdari, Gresa Avdiu, Fatos Ramadani, Artan Cani, Malikie Hoxha, Arbër Ismajli, Liresë Kosumi, Burhan Isufi e Besnik Shala, të cilëve u janë përgjigjur drejtorëët komunalë, Isa Agushi, Mimoza Kadriu, Elbasan Shabani, Kushtrim Ibrahimi, Avdyl Kastrati e Enver Shabani.
Ndryshe, në këtë seancë e ka dhënë betimin edhe anëtari më i ri i Kuvendit, Adnan Syla, i cili e zëvendëson Naser Arifin (GUXO).
Seanca X e Kuvendit të Gjilanit është transmetuar drejtpërdrejtë në formatin livestream, në faqen zyrtare të Komunës në facebook: