Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, organizon marshin sensibilizues në kuadër të fushatës për ndërgjegjësimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit.
Me datë 06.10.2026 ( e Martë)
Ora 12:00 – Grumbullimi para Teatrit të Qytetit
Pas grumbullimit, në ora 12:00, do të nisë marshi sensibilizues, i cili do të vazhdojë nga Teatri i Qytetit deri te objekti i QKMF-së.
Pas përfundimit të marshit, në Qendrën e Trajnimeve, në katin e dytë të QKMF-së, do të mbahet hapja e fushatës sensibilizuese, me mesazhe të rëndësishme për parandalimin, kontrollet e rregullta dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të inkurajojë çdo grua që të kujdeset për shëndetin e saj dhe të mos e shtyjë kontrollin.
“Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë”
Bashkohuni me ne! Le të ecim së bashku për një mesazh që mund të shpëtojë një jetë.