Ju njoftojmë se në Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan, në kuadër të ligjëratave të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional për mjekët, do të mbahet ligjërata e radhës me temën:
“Human Papilloma Virusi (HPV) në kalendarin e rregullt të vaksinimit në Kosovë”.
Ora: 13:00
Vendi: Salla e ligjëratave, QKMF e re
Gjatë ligjëratës do të trajtohen këto çështje:
• Historiku i vaksinës kundër HPV-së
• Roli dhe rëndësia e vaksinës në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës te femrat
• Parandalimi i kancereve të organeve gjenitale dhe lythave gjenitale, si te gjinia femërore ashtu edhe mashkullore
• Përhapja e virusit HPV
• Masat parandaluese
• Mosha kur rekomandohet vaksina
• Stigma dhe çështje të tjera të rëndësishme lidhur me këtë vaksinë
Ligjërata është publike dhe e hapur për të gjithë të interesuarit, jo vetëm për stafin shëndetësor.