Komuna e Gjilanit po vazhdon fuqizimin e kapaciteteve të emergjencave, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe përmirësimin e kushteve të punës për ekipet e shpëtimit.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), ka furnizuar Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Gjilan me pajisje moderne në vlerë prej 17,497 eurosh.
Në pranimin e pajisjeve mori pjesë drejtori Enver Shabani, i cili theksoi rëndësinë e këtij furnizimi për rritjen e gatishmërisë dhe efikasitetit të ekipeve të shpëtimit.
Pajisjet e reja do të përdoren gjatë intervenimeve në raste zjarresh, aksidentesh, vërshimesh, tërmetesh dhe situatash të tjera emergjente.
Komuna e Gjilanit falënderon AME-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.