Sot, e hënë (21 prill 2025) rruga “Adem Jashari” (nga semaforat deri te Xhamia e Medresës) do të jetë e bllokuar për qarkullim nga ora 05:00 deri në orën 16:00.
Rruga do të bllokohet me qëllim të përfundimit të shtresës së dytë dhe finale të asfalltimit të rrugës.
Lutem të gjithë që të shfrytëzojnë rrugët alternative.
Ju falemnderit për mirëkuptim.