Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së profesorit të ndjerë Xhemaj Xhemaji, i cili dha kontribut të çmuar në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave.
📅 Data: 27 tetor 2026 (e martë)
🕙 Ora: 10:00
📍 Vendi: Salla e Teatrit të Gjilanit
Në këtë mbledhje do të kujtohet me respekt e mirënjohje figura e profesorit, përkushtimi i tij ndaj arsimit dhe gjurmët e pashlyeshme që la te nxënësit, kolegët dhe komuniteti.
Ftohen familjarët, kolegët, ish-nxënësit dhe të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e tij.
Lavdi jetës dhe veprës së profesorit Xhemaj Xhemaji!