Komuna e Gjilanit njofton se afati për aplikim për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut, më datë 18.11.2025, sipas njoftimit të publikuar më 21.11.2025 në faqen zyrtare, shtyhet deri më datën: 31.12.2025.
Të gjithë qytetarët e interesuar ftohen të dorëzojnë aplikimet brenda këtij afati të ri.
Data: 09.12.2025
Kryesuesi i Komisionit Vlerësues
Ali Arifi