Nxënësit e Gjimnazit “Zenel Hajdini” dhe të Shkollës së Muzikës përfaqësuan Gjilanin në Festivalin Mbarëkombëtar “Këngë e Traditë”, ku u vlerësuan me çmime për paraqitjet e tyre artistike. Festivali u mbajt në Vlorë nga 26 deri më 28 nëntor 2026, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Delegacioni i Gjilanit, i përbërë nga nxënësit, mësimdhënësit e tyre dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Jeton Rexhepi, mori pjesë me ftesë zyrtare të Bashkisë së Vlorës. Gjatë vizitës, kryetarja e Bashkisë së Vlorës priti delegacionin në një takim ku u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve në arsim dhe kulturë.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan falënderon Bashkinë e Vlorës për mikpritjen dhe përgëzon nxënësit e mësimdhënësit për suksesin e arritur.