Popullsia e Gjilanit, përherë ka qenë e përzier, por me një shumicë dominuese të shqiptarëve, si gjatë sundimit turk, ashtu edhe atij serbo-jugosllav. Sipas regjistrimit të vitit 2024, komuna e Gjilanit ka 82.980 banorë. Shqiptarë – 80.642, serbë – 940, turq – 745, boshnjakë – 66, romë – 409, ashkali – 15, goranë – 62, egjiptian – 1, të tjerë – 15. Kanë preferuar të mos përgjigjen – 59 persona.
Ndarja e popullsisë sipas gjinisë: meshkuj – 41.764, femra – 41.216.
Hapësira e komunës shtrihet në 392 km/2 dhe përbëhet prej 42 zonave kadastrale. Deri më 2010, përfshinte një territor prej 515 km/2, me 63 vendbanime, 54 zona kadastrale. Decentralizimi e ka reduktuar për 123 km/2 (12 zona kadastrale), të cilat i janë bashkuar komunës së re të Parteshit (3 zona kadastrale) dhe komunës së zgjeruar të Artanës (9 zona kadastrale).
Artanës i janë bartur zonat kadastrale: Dragancë, Koretishtë, Kufcë e Epërme, Makresh i Epërm, Makresh i Poshtëm, Mozgovë, Parallovë, Stanishor dhe Strazhë. Ndërkaq, Budriga, Parteshi dhe Pasjani përbëjnë komunën e re të Parteshit.