Erestina Isufi, e lindur në Gjilan dhe me prejardhje është nga fshati Uglarë i Komunës së Gjilanit.
Ka përfunduar Shkollën e Mesme në Gjimnazin “Zenel Hajdini”. Më pas ka vazhduar dhe përfunduar studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin “Kadri Zeka”, në drejtimin juridik.
Ajo ka menaxhuar bizneset familjare dhe ka shërbyer si asambleiste në mandatin e kaluar.
Me besimin e qytetarëve është rizgjedhur për një mandat tjetër në zgjedhjet e vitit 2025.
Gjithashtu, ka qenë anëtare e Komisionit për Bursa.
Jeton në Gjilan me bashkëshortin dhe është nënë e një vajzë.