BIOGRAFIA
Muhadin Haziri, u lind në Zhegër më 31 janar 1975.
Ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Menaxhim Biznesi, në Universitetin Kristal në vitin 2009.
Gjatë viteve 2012–2014 ka ndjekur trajnime profesionale dhe është çertifikuar në fushën e prokurimit publik.
Karrierën profesionale e ka filluar në vitin 2003 në ndërmarrjen komunale KRM “Higjiena” në Gjilan, ku fillimisht ka punuar si arkëtar.
Në periudhën 2010–2012 është emëruar drejtor i Financave dhe Administratës në të njëjtën ndërmarrje.
Nga viti 2014 deri në vitin 2019 ka shërbyer si anëtar i Komisionit të Aksionarëve në ndërmarrjen “Ecohigjiena”.
Në vitin 2019 është emëruar anëtar i Komisionit në NPL “Tregu” në Gjilan.
Po ashtu, në vitin 2019 është zgjedhur Kryetar i Këshillit të Fshatit në Zhegër.
Aktualisht është në mandatin e tij të dytë si kryetar i nëndegës së LDK-së në Zhegër, si dhe anëtar i Kuvendit të Komunës, ku ushtron mandatin e tij të dytë.
Është i martuar dhe ka tre fëmijë.