Biografia
Florina (Qamili) Jerliu, u lind më 19.08.1975 në Gjilan. Shkollimin fillor e ka përfunduar në Shkollën Fillore “Selami Hallaqi” në Gjilan, ndërsa arsimin e mesëm në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, po ashtu në Gjilan.
Studimet e larta i ka nisur në Shkollën e Lartë Pedagogjike, për të vazhduar më pas në Fakultetin Juridik, të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku ka diplomuar.
Më vonë ka përfunduar studimet pasuniversitare, duke magjistruar në Fakultetin Juridik, në fushën e së drejtës financiare, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Karrierën profesionale e ka filluar si mësimdhënëse, ku ka ushtruar këtë profesion për një periudhë trevjeçare. Nga viti 2010 deri në vitin 2016 ka ushtruar detyrën e zëvendësdrejtoreshës në Shkollën e Mesme të Ulët “Thimi Mitko” në Gjilan.
Në zgjedhjet komunale të vitit 2013, me votë të lirë qytetare, është zgjedhur asambleiste në Kuvendin e Komunës në Gjilan, si dhe ka qenë anëtare e Komitetit për Arsim.
Në vitin 2016 ka kaluar në detyrën e administratores në Gjykatës Themelore në Gjilan.
Ndërsa në vitin 2021 është emëruar drejtoreshë në bordin e drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës”.
Në zgjedhjet komunale të vitit 2025 është zgjedhur sërish asambleiste në Kuvendin e Komunës së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Florina (Qamili) Jerliu, është e martuar dhe nënë e katër fëmijëve.