Biografia
Malikie Hoxha ka lindur më 04.09.1969 në fshatin Lladovë, Komuna e Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në SHFMU “Agim Ramadani” në Zhegër.
Shkollën e mesme e përfundoi në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, drejtimi laborant i biologjisë.
Studimet e larta i kreu në ShLP, drejtimi Fizikë–Kimi, në Prishtinë. Më pas, studimet i vazhdoi në AKP, pa shkëputje nga puna, në drejtimin Fizikë–Kimi.
Ajo është e martuar me Valdet Hoxhën dhe është nënë e dy fëmijëve, studentë të Fakultetit të Mjekësisë.
Karrierën e saj profesionale e ka ndërtuar në arsim, duke filluar punën si mësimdhënëse që nga viti 1993. Nga viti 1993 deri në vitin 1999 ka punuar në shkollën fillore “Agim Ramadani”, ndërsa nga viti 1999 e deri më tani është e angazhuar në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, ku ushtron profesionin e mësimdhënëses në lëndën e Kimisë.
Përveç arsimit fillor, nga viti 2020 deri në vitin 2024 ka qenë profesoreshë e Kimisë në shkollën e mesme të Kolegjit “Don Bosko”. Në vitin shkollor 2025–2026 është e angazhuar si mësimdhënëse në shkollën “Hello”.
Malikie Hoxha është gjithashtu veterane e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë gjatë luftës për lirinë e vendit. Pas përfundimit të luftës, ajo iu rikthye arsimit me përkushtim të plotë, duke e parë edukimin si një mision jetësor dhe si themel të zhvillimit të shoqërisë.
Me përvojë të gjatë profesionale, integritet personal dhe përkushtim qytetar, Malikie Hoxha synon që përvojën e saj në arsim dhe shërbimin ndaj vendit ta vë në funksion të interesit publik edhe përmes angazhimit në Kuvendin Komunal.