BIOGRAFIA
Astrit Sherifi i lindur më 26.06.1989 në Gjilan. Me prejardhje nga fshati Cernicë me vendbanim në Gjilan, i martuar dhe baba i tre fëmijëve.
Me profesion është ekonomist i diplomuar, në drejtimin Menaxhment. Nga viti 2012 deri në vitin 2022 ka ushtruar detyrën e menaxherit në disa kompani private, duke fituar përvojë të gjerë në menaxhim dhe administrim biznesi.
Në shtator të vitit 2022 është angazhuar si Zyrtar i lartë në Zyrën e Prokurimit në Komunën e Gjilanit. Është i certifikuar si ekspert i prokurimit publik.
Përgjatë rrugëtimit profesional, ka ndjekur dhe përfunduar një sërë trajnimesh dhe certifikimesh nga institucione vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë USAID, IKAP dhe KRPP, duke u specializuar në fushën e prokurimit publik, menaxhimin e kontratave, planifikimin e biznesit dhe zhvillimin e ndërmarrësisë.