Fatos Ramadani, i lindur më 19 korrik 1989 në Gjilan, i martuar dhe i përkushtuar ndaj gruas dhe tre fëmijëve të tij.
Është një sportdashës i përkushtuar me përvojë shumëvjeçare në angazhime shoqërore dhe sportive.
Për më shumë se 10 vjet, ai është pjesë aktive e Klubit Futbollistik Drita në Gjilan, ku ka kontribuar me profesionalizëm, disiplinë dhe punë ekipore.
Gjithashtu, që nga mosha e hershme, Fatos Ramdani, ka qenë aktiv në Lidhjen Demokratike, duke u angazhuar në aktivitete organizative dhe shoqërore, me fokus në pjesëmarrje qytetare, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj vlerave demokratike.
Ky është mandati i parë i tij si këshilltar në Kuvendin e Komunës në Gjilan.