ALBAN HYSENI
Alban Hyseni, u lind më 23 tetor 1990 në Gjilan. Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik dhe ka mbaruar master në programin Juridik Penal. Tashmë vazhdon si doktorant programin Juridik Penal.
Alban Hyseni, ka filluar punën si tutor studentësh në vitin e katërt të studimeve.
Gjatë viteve 2013-2015, ka vazhduar punën si asistent në lëndët e fushës juridiko-penale dhe më pastaj si ligjërues i lëndëve juridiko-penale.
Ka qenë i angazhuar edhe në pozitat: zyrtar për Marrëdhënie me Jashtë (2013 – 2014), zyrtar i Cilësisë (2014-2016) dhe më pas edhe sekretar i Përgjithshëm i Kolegjit ‘Arbëri’.
Ishte i angazhuar po ashtu si koordinator i UBT-së në Gjilan, si dhe ishte pjesë e stafit akademik në kuadër të Fakultetit Juridik, për lëndët e fushës penale.
Alban Hyseni, është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga viti 2010.
Është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes dhe aktualisht kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan.
Në zgjedhjet e vitit 2019 ishte zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në zgjedhjet 2021 ishte rizgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u angazhua në Komisionin Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Pas fitores për kryetar të Komunës së Gjilanit, në zgjedhjet e tetorit 2021, hoqi dorë nga mandati i deputetit.
Detyrën e kryetarit të Komunës e mori më 9 dhjetor 2021, ku përsëri mori besimin e qytetarëve edhe në zgjedhjet e tetorit të vitit 2025.
Ky është mandati i tij i dytë si kryetar i Komunë së Gjilanit.
Nga gjuhët e huaja flet anglishten dhe gjermanishten.
Alban Hyseni jeton në Gjilan, është i martuar dhe ka tre fëmijë.