I lindur në Zhegër, më 31 janar 1975.
Profesioni: Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Menaxhim biznesi në Universitetin Kristal (2009).
Në vitet 2012-2014 ndoqi trajnimet adekuate dhe u certifikua për prokurim publik.
Nga viti 2003 ka filluar punën në ndërmarrjen komunale ‘Higjiena’ në Gjilan, si arkatar.
Në vitet 2010-2012 emërohet drejtor i financave dhe administrates në KRM ‘Higjiena’.
Në vitet 2014-2019 emërohet anëtar i Komisionit të aksionarëve në ‘Ecohigjiena’.
Në vitin 2019 emërohet anëtar i Komisionit në NPL-Tregu në Gjilan.
Në vitin 2019 zgjedhet kryetar i Këshillit të fshatit në Zhegër, detyrë të cilën e ushton edhe tani.
Në Kuvend Komunal, ky është mandati i tij i parë.
Është i martuar dhe ka tre fëmijë.