Drejtor: Flakron Rexhepi
E-mail: flakron.rexhepi@rks-gov.net
Tel: +38345678187
BIOGRAFIA
U lind më 1 shkurt 1991 në Gjilan.
Është jurist me përvojë të konsoliduar në administratë publike dhe në fushën e së drejtës civile, administrative dhe pronësore.
Shkollimin e mesëm e ka përfunduar në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, ndërsa studimet universitare i ka përfunduar në drejtimin Juridik i Përgjithshëm, ku ka diplomuar në vitin 2013, ndërsa studimet pasuniversitare i ka përfunduar në nivelin Master në Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë, Maqedoni e Veriut, në vitin 2018.
Karrierën profesionale e ka ndërtuar në mënyrë progresive, duke filluar nga angazhimet në sektorin privat dhe praktika në Gjykatën Themelore në Gjilan, për të vazhduar më pas në administratën komunale. Gjatë periudhës 2017–2023 ka ushtruar detyrën e Zyrtarit Ligjor në Zyrën Noteriale, ku ka qenë i angazhuar në hartimin e kontratave, akteve noteriale dhe dokumenteve të ndryshme juridike, duke trajtuar çështje komplekse pronësore, trashëgimore dhe marrëdhënie civile. Kjo përvojë i ka dhënë bazë të fortë profesionale në interpretimin dhe zbatimin praktik të legjislacionit.
Më pas ka shërbyer si Zyrtar i Lartë Ligjor në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ndërsa së fundmi ka qenë i angazhuar si Zyrtar Ligjor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Njëra nga arritjet më të rëndësishme profesionale është kryerja e Provimit të Noterisë, një proces me standarde të larta profesionale i rregulluar me Ligjin për Noterinë, pas të cilit ka përfunduar edhe trajnimin profesional gjashtëmujor të detyrueshëm. Ky kualifikim përfaqëson një nivel të avancuar përgatitjeje juridike dhe kompetencë të lartë në trajtimin e çështjeve ligjore.
Nga fundi i muajit shkurt 2026, është emëruar Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gjilanit, ku angazhohet për forcimin e ligjshmërisë, rendit urban dhe zhvillimit të qëndrueshëm, në funksion të interesit publik dhe zhvillimit strategjik të qytetit.
………………………………………………………………………………………………………
Fushëveprimtaria e Drejtorisë:
Planifikon zhvillimin hapësinor dhe urbanistik, përcjellë dhe studion zhvillimin hapësinor të komunës. (sipas metodologjisë bashkëkohore)
Harton programe, planin zhvillimor të komunës, planin zhvillimor urban, dhe Planet rregulluese urbane të vendbanimeve dhe tërësive tjera
Ofron Sugjerime dhe mendime lidhur me procedurën për miratimin e tyre dhe propozon realizimin e tyre
Mbledh, përpunon dhe plotëson dokumentacionin e zhvillimit hapësinor, në harmoni me Ligjin për planifikimin hapësinor dhe dispozitat tjera të nxjerra në bazë të tij
Në procesin e hartimit të planeve hapësinore, bashkëpunon dhe sinkronizohet me të gjitha subjektet pjesëmarrëse në planifikimin dhe zhvillimin e qytetit dhe komunës
Merret me planifikimin urban dhe rural të komunës dhe të shfrytëzimit të tokës
Bashkëpunon rreth konceptit të zgjidhjeve dhe përmbajtjeve të planeve rregulluese urbane
Përcjellë planifikimin urbanistik, projektimin dhe merret me zbatimin e tyre
Përgatit plane të detajuara urbanistike-projektet urbanistiko arkitektonike për lagje dhe tërësi të caktuara të qytetit dhe Komunës
Harton programe-detyra projektuese me ndihmën e ekspertëve të përzgjedhur për organizimin e konkurseve urbanistiko–arkitektonike në nivel vendor dhe ndërkombëtar
Përgatit dhe ofron informacione bazë dhe dokumente për përgatitjen, miratimin apo ndryshimin e planeve hapësinore, urbanistike, rregulluese dhe planeve të detajuara të qytetit dhe të Komunës
Propozon dhe zbaton rregullativën ligjore nga lëmi i planifikimit hapësinor: planit zhvillimor të komunës, planit zhvillimor urban, planit rregullues urban si dhe rregullativën nga lëmi i ndërtimeve investive
Përcakton kushtet urbanistike dhe arkitektonike për hartimin e dokumentacioneve investivo-teknike për ndërtimin e objekteve lidhur me realizimin e projekteve kryesore urbanistike dhe zgjedhjet e tyre arkitektonike
Propozon dhe miraton kriteret për vendosjen e objekteve të përkohshme, pajisjeve dhe elementeve mikro urbane në territorin e qytetit dhe komunës
Merret me hartimin e legjislacionit, ekspertizave-analitike, veprimtarive të tjera në fushat e caktuara të planifikimit hapësinor dhe urban
Propozon dhe zbaton programin për hapësirën e Komunës
Jep pëlqime për ndërtimin e objekteve të rëndësisë lokale dhe zhvillimeve të tjera
Organizon dhe kontrollon dokumentacionin teknik
Organizon dhe cakton grupin profesional për mbikëqyrje, pranime teknike të objekteve ndërtimore dhe shërbime tjera përkatëse
Lëshon rregullore dhe vërtetime për gjendjen e objekteve të ekzekutuara
Konstaton dhe delegon informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet dhe dokumentacionet urbanistike në fuqi
Jep leje për përdorimin e objekteve të përfunduara
Programe për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve kapitale në territorin e komunës
Bashkëpunon me subjektet përkatëse komunale në fushën e rregullimit të tokës ndërtimore
Propozon krijimin e zonave të tokës së ndërtimit dhe përpunon lokacionet për dhënien e tokës për shfrytëzim
Zbaton programet e sektorëve të tjerë të administratës komunale në fushën e ndërtimit të infrastrukturës dhe objekteve kapitale si dhe Rregulloret komunale nga përgjegjësia e kësaj drejtorie
Përgatit propozimet e rregulloreve dhe akteve tjera nga lëmi i ndërtimit, planifikimit, projektimit dhe rregullimit hapësinor
Udhëzon dhe orienton subjektet nga fusha e ndërtimit, bashkëpunon me subjektet udhëheqëse dhe personat juridik nga fusha e ndërtimit, ofron të dhënat dhe informata të tjera bazike profesionale të nevojshme, për punën e udhëheqjes komunale
Koordinon dhe kryen punët procedurale nga lëmi i ndërtimit
Harton projekt programin për vlerësimin e gjendjes ekzistuese të tokës ndërtimore të komunës
Propozon dhe zbaton programin e veçantë për rregullimin e gjendjes ekzistuese të tokës ndërtimore të komunës
Organizon dhe trajnon grupet profesionale dhe kapacitetet njerëzore për procedurën e legalizimit. Organizon dhe cakton grupin profesional për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave (dokumentacioneve) për legalizim
Organizon dhe cakton grupin profesional për vlerësimin e objekteve ilegale
Konstaton dhe delegon informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi dhe veçmas me rregulloren dhe manualin për legalizim
Kontrollon dokumentacionin teknik në harmoni me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi si dhe me rregulloren dhe manualin për legalizim
Shqyrton – harton programe për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve kapitale në tërësitë hapësinore ilegale
Bashkëpunon me subjektet përkatëse komunale në fushën e rregullimit të tokës ndërtimore dhe me të gjitha subjektet tjera përkatëse
Koordinon dhe kryen punët procedurale nga lëmi i ndërtimeve ilegale
Kryen detyra të tjera në pajtim me dispozitat ligjore, akte nënligjore dhe rregullore komunale dhe të deleguara.
Mjedisi
Angazhohet për zvogëlimin gradual të ndotjes, degradimit dhe dëmit mjedisor, si dhe zvogëlimin ose ndalimin e atyre aspekteve ekonomike dhe të aktiviteteve të tjera që përbëjnë rrezik të madh për shëndetin e njeriut dhe mjedisin
Bën mbrojtjen e biodiversitetit, duke tentuar arritjen e balancit ekologjik në territorin e komunës dhe më gjerë
Bën mbikëqyrjen për shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të tokës prodhuese si dhe mbrojtjen e akumulimeve gjenetike të natyrës
Harton programin dhe bën mbikëqyrjen e pamjeve të vlefshme të natyrës, propozon zonat e reja për mbrojtje, mbron dhe bënë rehabilitimin e diversitetit dhe vlerave kulturore dhe estetike të peizazhit
Mbledh të dhëna të nevojshme për caktimin e burimeve dhe të sasisë së ujërave
Propozon masat për monitorimin e cilësisë, mbrojtjen dhe ruajtjen e ujit, ajrit, tokës dhe natyrën e zonës së komunës dhe siguron zbatimin e tyre
Ndërmerr masa për ruajtjen e ujërave sipërfaqësore dhe të atyre nëntokësore nga ndotësit
Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje nga efektet e dëmshme të ujërave
Bën mbikëqyrjen dhe inspektimin e administrimit të qëndrueshëm me vlerat natyrore si: ajri, uji, toka, pyjet, lëndët minerale etj. Të mirat natyrore publike si: hapësirat e gjelbëruara, brigjet e lumenjve, si dhe vlerat e veçanta si: gjeodiversiteti, biodiversiteti dhe bota e egër bimore dhe shtazore
Bën mbikëqyrjen dhe kontrollimin e kushteve të sigurisë së jetës dhe shëndetit të njerëzve, në vend ndërtim dhe rreth tij, gjatë zhvillimit të punimeve
Kontrollon dhe mbikëqyr produktet e ndërtimit, sipas normave teknike të pranuara në nivel ndërkombëtar, posaçërisht normave të BE-së
Bën kontrollimin e gjithë dokumentacionit administrativo-teknik, të caktuar sipas dispozitave ligjore për ndërtimin e objekteve
Bën eliminimin e shkeljeve, defekteve dhe dëmeve që shkaktohen gjatë ndërtimit
Përgatit aktet normative për funksionimin e shërbimit pranë drejtorisë
Përgatit programin për uljen e nivelit të ndotjes së mjedisit dhe propozon projekte për mbrojtjen e mjedisit në bashkëpunim me MMPH, institucione të tjera dhe donatorë
Kryen veprimet procedurale administrative nga përgjegjësia e drejtorisë, sipas Rregulloreve të Kuvendit të Komunës, si dhe punët tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës.