Përgjegjës i Zyrës:
Burim Maliqi, zyrtar i lartë ligjor
tel. 044 133 144, burim.maliqi@rks-gov.net
…………………………………………………………………………………..
Fushëveprimtaria e Zyrës së Avokatit të Komunës:
Përfaqëson dhe mbron interesin e Komunës, të institucioneve që financohen nga Komuna, në procedurën civile, penale, përmbaruese dhe administrative, në gjykatat e vendit, në të gjitha nivelet
Ndërmerr të gjitha veprimet procedurale për mbrojtjen e interesit pasuror dhe juridik të Komunës, në përputhje me përgjegjësitë e përcaktuara me ligj
Bashkëpunon me të gjithë udhëheqësit e drejtorive dhe zyrtarët e tyre në gjetjen dhe paraqitjen e fakteve dhe prezantim sa ma të denjë të komunës para organeve gjyqësore, administrative
Kërkon nga zyrtarët komunalë dëshmi për lëndët administrative për të cilat kanë vendos e të cilat janë në procedurë kontestimore në gjykatë
Kryen edhe punë të tjera si përfaqësues juridik i Komunës nga rrethi i përgjegjësive që janë përcaktuar me Ligjin e Avokaturës Publike.