Tringa Ahmeti (u.d.)
Tel: +383 (0) 44/316 140
E-mail: tringa.ahmeti@rks-gov.net
Fushëveprimtaria e Zyrës Ligjore:
Ofron ndihmë juridike, shërbime dhe këshillime për drejtori, zyra dhe sektorë, institucionet e arsimit, shëndetësisë dhe ndërmarrjet komunale
Shqyrton të gjitha projekt-rregulloret që propozuesit ia dërgojnë për miratim Këshillit të drejtorëve, Komiteteve kompetente dhe Kuvendit të Komunës, duke garantuar pajtueshmëri me ligjet ekzistuese në fuqi dhe Statutin e Komunës
Shqyrton propozimet e Rregulloreve dhe akteve të tjera që i propozohen Kuvendit të Komunës për miratim
Përgatit dhe harton Rregulloret dhe urdhëresat administrative që i lëshon kryetari i Komunës
Ruan dokumentacionin e Zyrës Ligjore dhe bën shtypjen e të gjitha materialeve dhe akteve të tjera në përgjegjësi të saj
Bashkëpunon me bashkëpunëtorët profesionalë dhe iu ndihmon atyre në shtypjen e materialeve
Mbikëqyrë punën e bibliotekës ligjore dhe kujdeset për funksionimin e saj
Zyra si strukturë organizative kryen edhe punë të tjera që i caktohen me ligj, Statutin e Komunës dhe rregullore të tjera.