Objektivi i zyrës për ndërlidhje me diasporën është forcimi i lidhjeve me diasporën e Gjilanit për të inkurajuar dhe nxitur pjesëmarrjen e tyre jashtë shtetit në të gjitha aspektet e zhvillimit lokal, dhe për të krijuar një mekanizëm institucional që do të veproj për të zbatuar politikat në lidhje me diasporën, si dhe ndërmarrjen e veprimeve dhe sigurimin e mbështetjes institucionale të nevojshme për forcimin e lidhjeve ndërmjet Komunës dhe diasporës. Kompetencat dhe Përgjegjësit e zyrës: 1. Të veprojë si një qendër kontaktuese dhe informuese për komunitetin Gjilanas jashtë vendit: 2. Krijimi i një data baze për Diasporën për të dhënat jashtë vendit (Diasporës); 3. Organizimi i regjistrimit të Gjilanasit në Diasporë (identiteti, lokacioni, profesioni, si dhe lista e biznesmenëve dhe organizatave apo shoqatave ne Diasporë); 4. Krijimi i mundësive për ofrimin e shërbimeve administrative për diasporën Gjilanase gjatë periudhës të frekuentimit të diasporës 5. Mbështetja e komunitetit Gjilanas jashtë shtetit përmes aktiviteteve sociale, politike,kulturor dhe ekonomik. 6. Lehtësim në ofrimin e ndihmës lidhur me lehtësirat që ofron Komuna për regjistrim të biznesit dhe lehtësirave tjera; 7. Inkurajimin dhe mobilizimin e Kamenicasve jashtë vendit për të qenë pjesë e zhvillimit të Komunës së tyre; 8. Sigurimi i krijimit e kushteve të favorshme për kthimin e Gjilanasve të interesuar në Projekte Komunale; 9. Krijimi i një trup ombrellë e cila përbëhet nga te gjitha organizatat Gjilanase në Diasporë për të forcuar marrëdhëniet midis organizatave Gjilanase dhe ato në Diasporë; 10. Promovimi i programeve kulturore të cilat fokusohen në Gjilanasit/Kamenicasit jashtë vendit posaçërisht të brezit të dytë dhe të tretë (shkëmbim përvojash,aktivitete rinore, aktivitete (shkëmbim përvojash, aktivitete rinore këshilluese etj); 11. Krijimi i sinergjive në promovimin e interesave të Gjilanasve jashtë vendit (p.sh. organizimin e aktiviteteve kulturore, sportive, turizmit, shkollat verore, etj); 12. Të inkurajojë dhe promovojë ndërmarrje të përbashkëta ndërmjet bizneseve dhe investitorët(biznesmenëve) Gjilanas/Kamenicas jashtë vendit.
Aktivitetet prioritet të Zyrës Komunale për ndërlidhje me Diasporën
• Formimi i zyrës dhe emërimi i personit përgjegjës apo koordinatorit te ndërlidhjes me diasporë. • Aktivizimi i anëtareve të qendrave të rinisë dhe/apo nxënësve/studentëve që në formë vullnetare të mbledhin te dhënat në teren,(në secilin lokalitet regjistrimin e Diasporës dhe profesionin e tyre). • Krijimi i data bazës me të dhënat e mbledhura në teren. • Promovimi i të dhënave duke i publikuar si libër xhepi apo broshure • Informatorët e shërbimeve për qytetarëve të bëhen transparente përmes ueb faqes së Komunës. Aktivitetet në Komunë gjatë sezonës verore • Takime me diasporën (informimi përmes publikimeve të regjistrave për Diasporën) • Organizimi i orës letrare në bibliotekën e qytetit • Organizimi i vizitës në objektet e trashëgimisë kulturore të Komunës • Organizimi i një koncerti në qendër të qytetit me këngëtar nga Komuna dhe Diaspora.