Ibrahim Ademi
Zyrtar i lartë për informim
tel:+383 (0) 44 125 994
e-mail: ibrahim.ademi@rks-gov.net
Eronit Hajdari
Zyrtar përgjegjës për Qasje në Dokumente Publike
E-mail: eronit.hajdari@rks-gov.net
Tel / +383 45 275 945
——————————————————
Përgjegjësitë e Zyrës për Informim
Zyra për Informim është një urë lidhëse ndërmjet qeverisë dhe qytetarëve, që funksionon brenda pushtetit, por i merr paraysh interesat e të dyja palëve.
Përcjellë të gjitha aktivitetet e Kryetarit të Komunës dhe Kuvendit Komunal dhe kujdeset që t`i bëjë publike vendimet dhe qëndrimet e institucioneve komunale.
Merr pjesë në takimet e drejtpërdrejta të kryetarit të Komunës.
Përcjellë mbledhjet e Kuvendit, Komiteteve obligative (KPF, K.KOM), KKSB, MKKDHF.
Koordinon ndërlidhjen me media përkitazi me çështjet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e institucioneve komunale.
Njofton mediat për të gjitha takimet publike dhe konferencat.
Përgjigjet në kërkesat e medieve në lidhje me çështjet e Komunës.
Mban kontakte me përfaqësues të mediave, shoqërinë civile dhe organizmat tjerë.
Bën shoqërimin e përfaqësuesve të mediave brenda Komunës dhe regjistron deklaratat e zyrtarëve komunalë dhënë përfaqësuesve të mediave.
Ndërmjetëson në caktimin e intervistave të udhëheqësve komunalë për media.
Njofton rregullisht udhëheqjen komunale për marrëdhëniet me shtypin dhe reagimet eventuale të tyre ndaj aktiviteteve në Komunë.
Mirëmban dhe azhurnon webfaqen e Komunës.
Bën publikimin e shpalljeve, konkurseve, njoftimeve dhe të gjitha informatave dhe publikimeve tjera me rëndësi për qytetarët dhe opinionin.