Bazuar në kërkesen e 12 anëtarëve të Kuvendit Komunal (datë 11.07.2023) për mbledhje të jashtëzakonshme, kryesuesi i Kuvendit ka ftuar seancë për datën 4 gusht 2023.
Rendi i ditës:
Shkarkimi i anëtarëve të Komisionit të Aksionerëve të tre (3) Ndërmarrjeve Publike Lokale dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj.
Mbledhja mbahet në sallen e Kuvendit nga ora 09:00.
Njëherësh, më datë 4 gusht 2023 vazhdon seanca V (e ndëprerë më 25 maj 2023), me rendin e njëjtë të punës.
Mbledhja mbahet në sallen e Kuvendit nga ora 10:00.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal
Kushtrim Kadriu