Komuna e Gjilanit, sivjet organizon takim publik me komunitetin artistik për organizimin e manifestimit ‘Flaka e Janarit’ 2023.
Datë: 12 korrik 2022, ora: 19:00
Vendi: Salla e Kuvendit të Komunës.
Ftojmë komunitetin artistik të komunës së Gjilanit në takimin publik, i cili do të mbahet me Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni dhe drejtorin për Kulturë, Rini e Sport, z. Kushtrim Zeqiri.
Diskutimi publik ka për qëllim të rikonceptojë mënyrën e organizimit të Flakës së Janarit për vitin 2023, përmes përfshirjes së komunitetit artistik në këtë proces, me qëllim të ngritjes së transparencës dhe ofrimit të mundësisë së pjesëmarrjes së qytetarëve në fazën e planifikimit dhe zbatimit të politikave të Komunës.
Jeni të mirëseardhur!