Në Gjilan organizohet Panairi “Festo tradicionalisht”
DATA: 21.11.2022 – 25.11.2022
ORA: 12:00
VENDI: Sheshi “Rexhep Mala e Nuhi Berisha” Gjilan
Jeni të ftuar të merrni pjesë në hapjen e panairit “Festo tradicionalisht”, që organizohet për nder të Festës së Flamurit.
Hapja e panairit do të bëhet me datë 21 nëntor 2022, nga ora 12:00, në sheshin e qytetit të Gjilanit.
Panairi “Festo Tradicionalisht” do të përmbajë produkte të prodhuara nga gratë e qytetit tonë, siç janë: produkte artizanale, produkte ushqimore, e të ndryshme.
Ky panair organizohet në mënyrë vullnetare nga OJQ Gruaja Hyjnore në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit, Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Gjilanit.
Ju presim dhe është kënaqësi e jona t’ju kemi aty!
Sinqerisht,
Stafi i OJQ Gruaja Hyjnore dhe Komuna e Gjilanit.