Dëgjimi publik për Planin e Integritetit 2023-2027 mbahet më 05.05.2023
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan
Ora: 10:00
Plani i Integritetit Komunal 2023-2027 është i një rëndësie të veçantë për qytetarët e Gjilanit, përmes të cilit pasqyrohen qartazi politikat, procedurat dhe masat operative përkitazi me integritetin, etikën, kulturën organizative, transparencën dhe llogaridhënien komunale.
Plani i Integritetit është gjithashtu i harmonizuar me obligimet strategjike, të përcaktuara nga Strategjia e Republikës së Kosovës Kundër Korrupsionit dhe Plani i Veprimit Kundër Korrupsionit, në të cilat parashihet roli kyç i komunave në zhvillimin dhe implementimin e kornizës së integritetit.
Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni në e-mail adresën: doruntina.e.hasani@rks-gov.net.
Mirë se vini!