Ftojmë qytetaret e Komunës së Gjilanit në diskutimin publik, i cili do të mbahet me Komisionin për hartimin e programit trevjeçar për banim në Komunë e Gjilanit.
Diskutimi publik ka për qëllim hartimin të Programeve Trevjeçare të Banimit në Komunën e Gjilanit është adresimi i çështjeve të banimit në territorin e saj bazuar në politikat qendrore të banimit, së pari duke:
• Identifikuar pasqyrën reale të problemeve në komunën e Gjilanit, që kanë të bëjnë me çështjen e banimit.
• Zhvilluar politika adekuate përfshirë specifikat lokale, veçoritë gjeografike, demografike dhe institucionale për zbatimin e tyre me qëllim që të mundësohet zgjidha e nevojave për banim për grupe të caktuara të cilat nuk kanë forcë ekonomike për të siguruar banim me çmime të tregut.
• Paraparë kushte për banim të përshtatshëm dhe të qëndrueshëm në harmoni me standardet dhe normat evropiane të banimit,
• Gjetjen e mënyrave të financimit për realizimin e zbatimit të Programit Trevjeçar të Banimit.
Projekcionet e zhvillimit të banimit në vitet në vijim.
Vendi i mbajtjes së takimit: Salla e Kuvendit Komunal
Koha: 24.11.2022, nga ora 10:00
Ju mirëpresim!